Postriba, zëri i lirisë kundër diktaturës

Shkelqim Hysaj Lepenica
Sot, përkujtojmë 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, levizja e parë e armatosur antikomuniste, jo vetem ne Shqipëri, por ne te gjithe bllokun lindor.
80 vjet me pare, burrat e Postribës u ngritën kundër një regjimi që po vendoste me dhunë diktaturën komuniste. Ata nuk luftuan për pushtet; luftuan për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të mos jetuar nën terror. Postriba i tha “JO” komunizmit duke i dale perballe regjimit terrorist, qe kishte filluar te eleminonte eliten e kombit vetem per te marre dhe mbajtur pushtetin.
33 martirë të kryengritjes u pushkatuan pa gjyq, dhjetra u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan. Të tjerë u dënuan me vite të gjata burgimi, ndërsa familjet e tyre u përndoqën, u internuan dhe u trajtuan si “armiq të popullit”.
Kjo ishte fytyra e vërtetë i diktaturës, te gjithe kundërshtaret ekzekutoheshin, burg, internim dhe persekutim për familjet e tyre. Por terrori nuk mundi ta fshinte të vërtetën. Postriba mbeti simbol i qëndresës dhe dëshmi se shqiptarët nuk e pranuan në heshtje regjimin komunist.
Është një ironi e hidhur e historisë që, 80 vjet pas terrorit të Postribës, pasardhës politikë të atij sistemi vazhdojnë të jenë në pushtet, ndërsa përpiqen ta zbusin, ta relativizojnë dhe ta mjegullojnë të vërtetën mbi krimet e komunizmit. Ata nuk ndryshojne sillen njelloj si paraardhesit e tyre.
Ne nuk do të lejojmë që martiret e lirise të harrohen dhe qe krimet e diktaturës të fshihen pas propagandës. Historia duhet të rishkruhet mbi të vërtetën dhe dokumentet, jo nga ata që e falsifikuan për dekada dhe as nga ata që sot përpiqen ta mbajnë gjallë atë falsifikim.
Partia Demokratike lindi nga shpresa e shqiptarëve antikomunistë dhe nga aspirata për ta përmbysur përfundimisht trashëgiminë e diktaturës. Kjo betejë vazhdon edhe sot. Prandaj thirrja jonë është e qartë: të mos heshtim, të mos pranojmë relativizimin e krimeve komuniste dhe të luftojmë politikisht që e vërteta historike të njihet e të përcillet brez pas brezi. PD do të vazhdojë me vendosmëri të jetë në krah të viktimave të komunizmit dhe të mbrojë të vërtetën e tyre.
Lavdi të rënëve të Postribës!
Lavdi të gjithë atyre që u ngritën kundër diktaturës!
E vërteta historike do të dalë në dritë dhe krimet e komunizmit nuk do të relativizohen kurrë, perkundarazi do te marrin denimin e merituar!

About Krye Redaktor

Check Also

Deklarata e fortë e Berishës nga SHBA/ Koha e narkoshtetit po merr fund! Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku!

“Nga toka e lirisë e shpall me besim: Koha e narkoshtetit po merr fund! Shqipëria …