Shpërthen karburanti në Tiranë! Shembet një godinë, plagosen 3 punonjës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në Tiranë, në pikën e karburantit ‘Eida’.

Sipas raportimeve, ka shpërthyer një depozitë e pikës së karburantit dhe për pasojë është shembur një godinë një katëshe që ndodhej pranë objektit.

Nga shpërthimi kanë mbetur po ashtu të plagosur tre punonjës të karburantit, Vlerim Hakballa, 22-vjeç, Rozart Abazi, 30-vjeç dhe Aurel Xhanaj, të cilët janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme, zjarri ka përfshirë karburantin, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe më pas ka shkrumbuar totalisht objektin si dhe godinën një katëshe pranë tij.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin e regjistruar këtë të mërkurë te karburant Eida, në zonën e Brrylit në Tiranë.

Në njoftimin paraprak policia thotë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një bombol gazi e cila ka shpërthyer gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, punonjës të karburantit, Vlerim Hakballa, 22-vjeç, Rozart Abazi, 30-vjeç dhe Aurel Xhanaj, të cilët, sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Tek “Brryli”, në një karburant, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, gjatë kohës që po furnizohej me karburant një automjet. Si pasojë, janë dëmtuar 3 persona, punonjës të karburantit, të cilët janë dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

About Redaksia

Check Also

BILD: Shqiptarët kërkojnë prangosjen e Ramës! Fotot e dhunës në protestën e djeshme

BILD Në Shqipëri ka pasur përleshje mes protestuesve dhe policisë. Shkak i protestave është një …