Berisha nga SHBA: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka përcjellë nga SHBA një mesazh të fortë, duke deklaruar se koha e ‘narkoshtetit’ po shkon drejt fundit.

Përmes një mesazhi nga SHBA, Berisha u shpreh optimist për të ardhmen e vendit dhe për mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë.

‘Nga toka e lirisë e shpall me besim: Koha e narkoshtetit po merr fund! Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku!’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha.

Mesazhi vjen gjatë vizitës së kreut të PD-së në SHBA, ku ai ka zhvilluar takime me kongresmenë e senatorë të ndryshëm, të cilëve u ka përcjellë qëndrimet e opozitës për situatën politike në Shqipëri.

Berisha ndodhet në SHBA dhe sot do të marrë pjesë në konventën e Partisë Republikane në Teksas.

About Redaksia

Check Also

“The Economist”: Protestat në Shqipëri shënojnë fillimin e fundit të Ramës!

Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i …