BIRN: Rama shkarkon ministrin e Brendshëm pa motivacion publik!

Në një njoftim formal nga zyra e tij në prani të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, Kryeministri Rama njoftoi të premten shkarkimin e tij nga detyra pa dhënë një motivacion të qartë për vendimin.

BIRN

Sipas njoftimit zyrtar, Lamallari do të largohet nga drejtimi i ministrisë për t’ju bashkuar stafit të Kryeministrit pa e bërë të qartë rolin që do të ketë më tej.

Rama ka vendosur t’ia besojë këtë dikaster Ervin Demos që mbante detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor, duke i bashkuar të dyja ministritë në një strukturë të vetme.

“…Ervini, ministri deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por që pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së drejtimeve të punës së ministrisë,” tha ndër të tjera Rama në një video të postuar në Facebook.

Rama vlerësoi punën e Lamallarit dhe integritetin e tij po shtoi se ‘nevojat e skuadrës janë mbi të gjithë individët”.

Lamallari me profesion jurist nisi karrierën politike fillimisht si zv.ministër i Brendshëm dhe më pas si Ministër Drejtësie dhe ministër i Brendshëm që prej muajit mars të këtij viti.

Duke folur në prani të kryeministrit, ai e quajti një privilegj këte detyrë dhe shprehu falenderimin ndaj Ramës për detyrat që ka mbajtur.

“Jam munduar të mos ju zhgënjej kurrë,” i tha ai kryeministrit.

Ky është ndryshimi i dytë në qeveri brenda pak ditëve, pasi pak ditë më parë u largua nga kabineti ministrja e shëndetësisë Evis Sala, një mjeke me karrierë ndërkombëtare që Rama e prezantoi si ‘shpresë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor’.

Sala jusfitikoi largimin pas një viti në detyrë me vendimin për tju kthyer karrierës si shkencëtare, ndërsa në vendin e saj Rama ka propozuar deputeten e Durrësit Klodiana Spahiu.

Ndryshimet në qeveri do të duhet të miratohen në parlament që të hyjnë në fuqi.

About Redaksia

Check Also

Kjo është “dëgjesa publike” e PS për shkrirjen e Klosit!

Nga Denisa VATA Shikojeni sallen. Qytetaret nuk jane njoftuar. Salla eshte bosh. Dhe pastaj kjo …