Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli!

Nga Marash LOGU

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli kanë ngarkuar rrjetin e qeverive të nxënësve për të organizuar një takim politik në prag të fillimit të vitit shkollor, duke i trajtuar shkollat si të ishin zyra të Partisë Socialiste, ndërsa nxënësit si të ishin militantë apo patronazhistë partie.

Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari politike i nxënësve të arsimit parauniversitar nga funksionarët publik përbën vepër penale, të dënueshme deri në tre vjet burgim. Taulant Balla dhe Rakip Suli duhet të ndiqen penalisht, ndërsa Ministria e Arsimit, Zyra Arsimore dhe shkollat duhet të distancohen publikisht nga aktivitete të tilla.

Shkollat duhet t’i shërbejnë dijes dhe jo propagandës. Nxënësit nuk janë dekor për takime politike, nuk janë turmë për fotografi, nuk janë aset elektoral për partinë në pushtet. Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje të Taulant Ballës dhe Rakip Sulit, dhe fton qytetarët e Kamzës, prindërit, mësuesit dhe nxënësit që t’i japin përgjigjen e merituar kësaj dyshe banditësh që keqpërdorin fëmijët për qëllimet e tyre personale dhe politike.

Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli!

About Redaksia

Check Also

Berisha në SHBA është fitore e gjithë demokratëve dhe e atyre që gabimisht sot nuk ndjehen pjesë e PD!

Nga Edi PALOKA Si sot 5 vite më parë, Sali Berishës ju desh të shkonte …