“RD”
Rama emëroi sot në postin e minisrit të Brendshëm, deputetin e PS në Qarkun e Beratit, Ervin Demo. Rama nuk ka dhënë asnjë motivimin jo vetëm për shkarkimin e Lamollarit, por edhe për emërimin në këtë detyrë të ministrit të ri.
Pyetja pse Rama emëroi Demon, lidhet me zhvillimet politike të muajve të ardhshëm, që pritet të jenë të vështirë për kreun e qeverisë , ku përvec protestave do të jetë edhe fushata elektorale përpara dhe Ramës i duhet një njeri që të koordinohet mirë me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Demo njihet si ndërmjetësi i marrëdhënieve mes Brahos dhe Ramës. Marëdhënia e Demos me kreun e SPAK, Braho vijon prej shumë vitesh.
Ata kanë qenë shokë të ngushtë mes tyre. Gjatë kohës që Demo do të kandidonte për Bashkinë në Berat, Braho ishte në krah të fushatës së tij, natyrisht jo duke dalë në mitingje, por në takime me biznesmenë dhe njerëz të rëndësishëm, të cilëve u kërkonte votën për mikun e tij.
Në vitin 2023, Braho ishte Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, pra një pozicion i rëndësishëm për të ndikuar në zgjedhje në krah të mikut të tij, Demo.
Braho arriti ta bënte Demon me mandatin e dytë si Kryetar Bashkie dhe më pas Demo doli garanti tek Rama për Brahon në krye të SPAK.
Prej një viti në krye të SPAK, Braho i ka pë rmbushur të gjitha pritshmëritë e Ramës duke mos hetuar asnjë zyrtar të lartë , duke liruar nga paraburgimi zyrtarë të tjerë të lartë dhe duke bërë hetime vetëm për shoë si rasti i fundit i Belinda Ballukut.
Në këto kushte, duke parë një bashkë punim të frytshëm me Brahon, Rama i bëri dhuratë atij duke e shpërblyer me postin e ministrit të Brendshëm, mikun e tij Demo.
Ky bashkëpunim ka dhe detyrime për muajt e ardhshëm. Braho do të angazhohet në fushatën elektorale në Berat dhe zona të tjera për Ramën në një kohë që do të sfumojë të gjithë hetimet për zyrtarë t e lartë të qeverisë dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Kjo ka qenë arsyeja që Rama ka vendosur sot të bashkojë ministrinë e Brendshme me SPAK dhe sot në krye të këtij institucioni të kemi binomin Braho-Demo.
Gazeta RD