Bardhi: Tani që ra alibia e Edi Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 2026, në kohën kur SPAK i dorëzoi Kuvendit kërkesën për arrestimin e Ballukut. Në mbledhjen e grupit PS, para se të votohej në parlament kërkesa e SPAK, Rama deklaroi se Balluku nuk po hetohej për ‘korrupsion apo gjësendi tjetër të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në kryerjen e një vepre penale’

“Tre akuza të reja, siç i kërkonte Edi Rama në mars për Belinda Ballukun, sepse shkelja e barazisë në 8 tendera me vlerë 1.2 miliardë euro, nuk e bindte për të votuar heqjen e imunitetit për arrestimin e saj” shkruan Bardhi ndërsa publikon videon.

Tani që alibia ra, vijon Bardhi, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut?

Edhe sa vila apo pasuri të tjera të fshehura duhet të zbulohen që drejtuesi i SPAK të zbatojë ligjin?

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

DITA 2

Korrupsion +
Pastrim parash +
Fshehje pasurie.

Tre akuza të reja, siç i kërkonte Edi Rama në mars për Belinda Ballukun, sepse shkelja e barazisë në 8 tendera me vlerë 1.2 miliardë euro, nuk e bindte për të votuar heqjen e imunitetit për arrestimin e saj.

Tani që edhe alibia e Edi Ramës ka rënë, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut?

Edhe sa vila apo pasuri të tjera të fshehura duhet të zbulohen që drejtuesi i SPAK të zbatojë ligjin?

Apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji?

About Redaksia

Check Also

105 ditë protestë, në shesh edhe shqiptarët e diasporës: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, duke …