Berisha kthehet sot nga SHBA/ PD thirrje demokratëve: Të gjithë bashkë në Rinas për një pritje madhështore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me personalitete të politikës amerikane.

Përmes një mesazhi, Partia Demokratike u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në Rinas për t’i rezervuar Berishës një pritje madhështore.

PD e cilëson rikthimin e Berishës si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt asaj që e quan fitoren e afërt, duke bërë apel për bashkim dhe mobilizim të demokratëve.

MESAZHI

Sot rikthehet në Shqipëri Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, pas një vizite historike në SHBA, me plot takime me personalitete të rëndësishme të politikës amerikane.

Le t’i rezervojmë Doktor Berishës një pritje madhështore, ashtu siç e meriton ky rikthim!

Të gjithë bashkë në Rinas!

Sot hedhim një hap të rëndësishëm drejt fitores që po afron!

Me forcën, bashkimin dhe shpirtin e demokratëve!

About Redaksia

Check Also

Protesta/ “Observer”: Shqipëria noton në para droge, Rama nuk kërkon falje për varjen e Havzi Nelës

Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar …