Takimi i Kryeministrit Rama në Berat është shoqëruar me debate të ashpra mes tij dhe një përfaqësie qytetarësh, të ardhur nga qytetit i Poliçanit, mes tyre edhe aktorja Egla Ceno.
Ceno tha se takimi nisi me fjalën e ministrit Demo, i cili u dha mundësi qytetarëve të shpreheshin. Sipas saj, pasi folën dy persona, grupi kërkoi që mikrofoni të kalonte te përfaqësuesit e tjerë, por në atë moment ndërhyri kryeministri.
Aktorja tregoi se Rama nisi të fliste për situatën në Poliçan dhe se, për rreth 20 minuta, askush tjetër nuk u lejua të merrte fjalën. Sipas saj, pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, ajo kërkoi të merrte fjalën dhe të dëgjohej, por Rama i kërkoi të dilte nga salla.
Ceno tregoi se Rama i kishte kërkuar të dilte jashtë nga salla, ndërsa pas daljes së saj edhe anëtarët e tjerë e kishin braktisur dëgjesën dhe ishin bashkuar me të.
‘Ishim një grup përfaqësuesish nga Poliçani për të bërë një dëgjesë për Territorialen. Poliçani është një qytet që e ka shprehur shumë herë mendimin e tij. Ministri Demo u dha fjalën qytetarëve, folën vetëm 2 prej tyre.
Pastaj ndërhyri kryeministri dhe tha: ‘Ok, ok, se nuk jemi në një mbledhje për të dëgjuar sa mirë jetohet në Poliçan’, dhe fillon një fjalim që kishte pyetje, kishte përgjigje vetë, kishte djem nga salla që ngrinin dorën për të replikuar, po asnjë nuk u lejua të flasë.
Kur ishte drejt fundit i thashë: ‘A mund të flasim, a do na dëgjoni?’. Më tha: ‘Dil jashtë’. ‘Po mo’, i thashë, ‘dal edhe jashtë’, por më thanë që kemi ardhur sepse kryeministri do na dëgjojë zërin. ‘Dil jashtë’, të lutem, i thashë. ‘Jo, mos m’u drejto kështu.’
U çua shumë i irrituar dhe tha: ‘Ndërpritet mbledhja derisa të dali zonja jashtë.’ Në ato momente, i gjithë komuniteti u bë bashkë me mua dhe dolëm të gjithë jashtë.
Gazeta RD