Në SHBA shprehëm shqetësimin për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Rama! Shqipëria, parcelë eksperimentale e Sorosit

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se në takimet me kongresmenë amerikanë dhe zyrtarë të administratës Trump gjatë qëndrimit të tij në SHBA, së bashku me kreun e PR-së Fatmir Mediu kanë shprehur shqetësimin e madh për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama!

Berisha tha se, Shqipëria është kthyer në parcelë eksperimentale të Sorosit,

Berisha: Pa diskutim, që si forca politike të shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë, ne shprehëm shqetësimin tonë të madh për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama.

Politizimin e saj në dëmin më të madh të Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

Të jemi të hapur, Shqipëria, parcelë eksperimentale e Xhorxh Sorosit, ishte çështje tjetër e rëndësishme.

Paraqitëm me fakte, u rrëqethën audienca dhe njerëzit kur dëgjuan se fëmijëve në Tiranë në moshën 13-vjeçare u jepen hormone në një akt kriminal të paparë, të paprecedent kudo në planet në zbatim të doktrinës së Xhorxh Sorosit.’ tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pamje të dhunës nga protesta! Polici i vendos dorën në fyt të miturit!

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë shihen duke …