Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit ngriti sot ne Kongres shqetësimin e narko-shtetit shqiptar, duke theksuar se kanë kërkuar që Shqipëria të luftojë kartelet transnacionale të drogës.
Por gjatë seancës, kongresmeni Joe Wilson tha se qeveria e Edi Ramës po nxit krijimin e këtyre rrjeteve të drogës.
Wilson është kongresmeni që ka kërkuar hetim për lidhjet e Edi Ramës me trafikun e drogës.
Më poshtë pjesë nga seanca:
Kongresmeni Joe Wilson: Unë kam qenë vëzhgues i zgjedhjeve të para të lira në Bullgari me Institutin Ndërkombëtar Republikan. Përsëri, ne mund të kemi një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri janë ndikuar nga qeveria e Edi Ramës, e cila në fakt ka nxitur krijimin e rrjeteve të trafikut të drogës. Ndër vite, SHBA-ja ka qenë shumë e suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet për luftimin e trafikut të organizuar kriminal për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut shqiptar të drogës?
Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Daniel Lawton: Ju falënderoj për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’u siguroj se Shtetet e Bashkuara vijojnë të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë prej atje.
Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët.
Kongresmeni Joe Wilson: Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.
Gazeta RD