Sot protestë e madhe para Parlamentit/ Thirrja e protestuesve…

Në protestën e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për një tjetër tubim para Parlamentit.

Kola deklaroi se Kuvendi do të mblidhet të enjten në një seancë urgjente për shqyrtimin e pesë projektligjeve, të cilat ai i akuzoi se synojnë, sipas tij, të dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Aktivisti u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar para Parlamentit, ndërsa tubimi i sotëm para Kryeministrisë shënoi protestën e 108-të kundër qeverisë.

“Ditën e enjte parlamenti i krimit rimblidhet me urgjencë për të kaluar 5 ligje që kanë për grabitjen e shqiptarëve. Ndaj atje janë kriminelët, tradhtarët. Ditën e enjte ora 10: të gjithë te Parlamenti i krimit”, ka thënë aktivisti Arben Kola në protestën e 108 kundër Ramës.

About Krye Redaktor

Check Also

Gjashtë eurodeputetë i bëjnë gjyqin Ramës në PE/ Kërkohet largimi i tij, dënohet dhuna e represioni ndaj protestuesve

Çfarë thanë eurodeputetët sot për Shqipërinë: 1. Michael Gahler – Partia Popullore Evropiane (EPP) “Unë …