Pagat e gjyqtarëve, Bardhi: Vendimin e GJK s’mund ta adresojë asnjë punonjës i administratës

Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, ku ligjvënësit janë mbledhur për të diskutuar mbi projektligjin për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shoqëruar me debate të forta.

Në fjalën e tij, deputeti i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar shkelje, mënyrën që sipas tij, është sjellë për diskutim projektligjin, pasi kjo i takon Këshillit të Legjislacionit.

Sipas Bardhit, vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta adresojnë as deputetët dhe as punonjësit e administratës.

Dy kolegët e kanë sjellë këtë ligj pa asnjë proces konsultimi me grupet e interesit. Gjithashtu, mënyra se si vjen ky ligj, është shkelur një vendim i Këshillit të Legjislacionit. Ju, znj. Bylykbashi, jeni anëtare e Këshillit të Legjislacionit dhe e dini këtë çështje. Këshillit të Legjislacionit.

Dhe kjo është shkelje e rëndë. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta adresoni as ju të dy si deputetë dhe asnjë punonjës i administratës. Prandaj është Këshilli i Legjislacionit dhe përbëhet nga 10 juristë me eksperiencë. Nuk është kaq e thjeshtë të adresohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Garo: Nafta në Shqipëri 2.48 euro më e shtrenjtë se në Gjermani dhe Norvegji, përgjegjës është vetëm Edi Rama!

Deklarata zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Shqipëria dje shënoi çmimin prej 2.48 euro për litër …