Vasili: Përgjimi e vulosi, Rama ia ka shitur totalisht qeverinë mafias, SPAK ku je?

Nga Petrit VASILI

Përgjimi i djeshëm, që lidhet me izraelitin Ron Yeffet, i vuri vulën shitjes totale të qeverisë te mafia dhe trafiku.

Yeffet bënte ligjin dhe ministritë e Ramës varen direkt nga ai dhe bëjnë symbyllas çfarë i urdhëron ai.

Yeffet nuk kishte nevojë për komunikime zyrtare, sepse ministria ishte ai vetë dhe ai i kishte shndërruar ministritë në lodra qorre në duart e tij dhe këtë autoritet absolut ia kishte dhënë Edi Rama.

Që nga armët te ushtria e deri te gazi etj., mafia, që ka blerë Ramën, rrëmben ç’të dojë dhe çdo pasuri apo miliona nga taksat në Shqipëri.

Ky bashkëpunim dhe shitje e qeverisë i lejon mafiozët, që ka arritur deri në atë pikë saqë nuk e kanë problem fare që të bëjnë pis dhe të tallet me marifete mafioze edhe Amerikën, por gjithmonë me bekimin e Edi Ramës.

I vetmi që nuk i sheh, që nuk i dëgjon dhe mbyll sytë dhe veshët është SPAK, sepse sikur të respektonte vetëm një sekondë Kushtetutën dhe Ligjin, do të kishte shkuar me kohë e me vakt në zyrën e Ramës.

SPAK e ka gati dosjen e Ramës për aferën me Ron Yeffet, bile e ka edhe me zë që të mos lodhet fare, përveç dokumenteve e fakteve që janë me tonelata.

SPAK rëndon veten kur nuk lëviz përpara një veprimtarie kriminale që është shfaqur kaq trashë, saqë kompani me vetëm katër punëtorë do të kompletonte ushtrinë shqiptare për 30 muaj me makina dhe kishte kontrata ushtarake me 30 vende të botës, siç thoshte Rama pa pikë turpi.

Ja çfarë thoshte Rama më 1 gusht 2026:

“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë e prodhimit të parë ‘Made in Albania’ të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania Timak Defence, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

SPAK, bëj detyrën, lëviz se po merrni veten më qafë, kaq të kapur jeni saqë nuk kuptoni se kjo punë nuk ka kthim.

About Redaksia

Check Also

Garo: Nafta në Shqipëri 2.48 euro më e shtrenjtë se në Gjermani dhe Norvegji, përgjegjës është vetëm Edi Rama!

Deklarata zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Shqipëria dje shënoi çmimin prej 2.48 euro për litër …