PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke kërkuar gjithashtu një angazhim të koordinuar me institucionet e Kosovës për ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi krimet e kryera gjatë luftës.

Sipas PD-së, draft-rezoluta është firmosur nga 30 deputetë dhe është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend.

Po ashtu, anëtarët e PD-së në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë në seancën plenare një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Demokratët bëjnë të ditur se palët politike janë angazhuar të punojnë për një qëndrim të unifikuar në lidhje me këtë çështje.

DOKUMENTI

About Redaksia

Check Also

Revolta/ Studentët i çajnë gomën autobotit të ujit të policisë!

Dhuna me gaz lotsjellës dhe autobotë uji nga ana e policisë, ka detyruar studentët e …