Bardhi propozon deklaratë të përbashkët të Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i propozon konferencës së kryetarëve për të dalë me një qëndrim të përbashkët për çështjen e dënimit me 81 vjet burgim të 4 ish krerëve të UÇK-së.

“Ka pasur një diskutim në Komisionin e Jashtëm për një qëndrim të përbashkët, për një draft-deklaratë të përbashkët. Për çështjet e brendshme kemi shumë ndasi, por nuk ka asnjë arsye të kemi ndasi për çështjen e Kosovës. Unë propozoj ta diskutojmë këtu këtë qëndrim dhe ju, zoti Kryetar i Kuvendit, në emër të Kuvendit, të mbani një qëndrim zyrtar dhe të përbashkët.

Nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të qeverisë, nuk ka pasur një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme. Këtë nuk e di pse! Por kjo nuk na pengon që ne të kemi një qëndrim të përbashkët të të gjitha forcave politike për çështjen e Kosovës. Kosova nuk ka nevoje që ne të bëjme politikë”.

About Redaksia

Check Also

Afera e Ron Yeffet/ Gjekmarkaj: Përgjimet vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të një vendi të NATO-s

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë …