Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama dhe Ron Yeffet gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare. Noka e cilësoi çështjen e Ron Yeffet si një nga skandalet që, sipas tij, duhet të marrë vëmendje më të madhe, duke pretenduar se biznesmeni është përdorur nga kryeministri për përfitime dhe aktivitete që ai i cilësoi si ‘punë të pista’.

‘Është skandali i famshëm i Ron Yefet. Miku i kryeministrit i përdorur, i sjellë në Shqipëri dhe i përdorur vetëm për të bërë punë të pista, siç ai e cilëson vetë’, deklaroi Noka. Sipas Nokës, rasti lidhet me mënyrën se si është krijuar dhe zhvilluar aktiviteti i kompanive që operojnë në fushën e prodhimit dhe tregtimit të automjeteve të blinduara.

Ai përmendi emrin e Arieta Pucës dhe kompaninë Timak Defense, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e krijimit të kompanisë dhe vlerën e aksioneve. ‘Na del që krijohet një kompani që quhet Timak Defense… 10 milionë euro kompania paska asete dhe pasuri, ia bleka ky Ron Yefeti me 490 euro, 49% të aksioneve’, tha Noka.

Fjala e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka në parlament:

Të nderuar të pranishëm.

Tani, sot është një moment që sigurisht Konventa për Komisionin Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën është mjaft e rëndësishme për t’u diskutuar, por për çështjen shqiptare ka një gjë më të rëndësishme. Ka një gjë më themelore për të cilën ne duhet të ndalemi.

Është skandali i famshëm i Ron Yefet. Miku i kryeministrit i përdorur, i sjellë në Shqipëri dhe i përdorur vetëm për të bërë punë të pista, siç ai e cilëson vetë.

Sigurisht emri i tij, i Ron Yefet, është një emër që ngjall kureshtje edhe pas skandalit. Si erdhi ky njeri? Ç’është ky njeri? Si u bë ky njeri ortak me shtetin, pasi vij biznesi?

Ron Yefet është tipiku i një skeme që Edi Rama ka ndërtuar, pasi i doli boja me skemën e mëparshme të investitorëve strategjikë.

Cila është skema?

E thërret një njeri të panjohur që quhet Arieta Puca në podcast kryeministri. Dhe aty na del rastësisht, krejt spontanisht, që kjo Arieta po na prodhoka makina.

Dhe kjo është qesharake, është fyese për çdo shqiptar dhe për inteligjencën e njeriut më të ulët që mund të ketë nën nivel një shoqëri, është poshtëruese. Është shumë poshtëruese.

Dhe na del që paska edhe një kompani ajo Arieta që 10 milionë euro, Edi Rama me vrap shkon dhe e inspekton kompaninë dhe na rezultoka që kjo prodhoka edhe makina të blinduara.

Akoma pa i thënë këto fjalë, Edi Ramës i rezulton që i paskan ardhur kërkesa nga 30 vende të NATO-s, madje edhe nga UNICEF-i për të blerë makinat që u prodhokan në Shqipëri.

Ku është qesharakja dhe poshtëruesja për çdo shqiptar?

14 punonjës! Kupton ju?

Çdokush që dëgjon është e qartë që të ndërtosh, të prodhosh makina duhet të kesh një staf gjigant, një potencial ekonomik gjigant dhe duhet të kesh… ku është fabrika? Ku janë këto? Fare.

E gjitha propagandë për të justifikuar vjedhjen e çmendur që vjen pas.

Dhe pastaj na del që… na del që krijohet një kompani që quhet Timak Defense.

Timak Defense, e cila na rakordon bashkë me këtë Arieta Pucën dhe ia bleka atë që tha ajo, 10 milionë euro kompania paska asete dhe pasuri, ia bleka ky Ron Yefeti me 490 euro, 49% të aksioneve.

Të 49%, të 10 milionë eurove u blenkan me 490 euro.

Këto janë çmendurira që ndodhin vetëm në Ramistan. Absolutisht nuk mund të ndodhin askund tjetër.

Dhe çfarë vazhdon më tutje?

Skandali, përpos faktit që për punë të pista në përgjim Ron Yefet ju thotë të tjerëve që po, i morëm 31 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Por tani shkon në Vlorë, shkon në Vlorë dhe prezantohet si përfaqësues të kompanive amerikane që të mashtrojmë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse Ron Yefet pasi shtiu në dorë 31 milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë për ca makina Toyota të viteve ’70 të cilat nuk lejohen të qarkullojnë në BE sepse nuk përdorin dot, nuk kanë standardin Euro 6, na i sjellin stok kudo nëpër botë dhe rrezik i merr falas, dhe vjen këtu i lyen me bojë dhe i shesin shtetit shqiptar sa frëngu pulën.

Dhe Rama pastaj i reklamon këtë vjedhje, pse?

I duhet Ron Yefet për lobing, për lobing.

Dhe prandaj ndërton skemë mafioze.

Po ka dhe një gjë, informacion edhe më të rëndë se kaq. Flitet që… por që po presim ta konfirmojmë siç e tha edhe kolegu Këlliçi, që në një vend anëtar të NATO-s futen makina dhe pajisje kineze nga Ron Yefet dhe kjo e famshmja Arieta Puca.

Cenon sigurinë kombëtare, cenon sigurinë e NATO-s.

Dhe cila është rruga që zgjedh Rama?

Heshtje, edhe ju, heshtje sikur s’ka ndodhur asgjë.

Se mendoni se skandali më i madh tre ditë zgjat çudia.

Ai dëgjuat dy përgjimet që dolën rrjedhje për Ron Yefetin? Çfarë tregojnë?

Është një mafioz që e ka kapur për fyti Edi Ramën dhe këtu po zbatohet një skemë mafioze për të vjedhur taksat e shqiptarëve.

Radhën e ka aeroporti i Vlorës, radhën e ka ajo në shëndetësi, radhën e ka Delvina Gas.

Të gjitha ua ka vënë syrin Ron Yefet me Edi Ramën për t’i rrëmbyer dhe për t’i vjedhur.

Mbajeni mend, kjo skemë është dhjetëra herë më e rrezikshme dhe më e rëndë në vjedhje sesa inceneratori.

Lule do t’ju duket shqiptarëve skema e vjedhjes së 450 milionë eurove të… 30 milionë eurove të inceneratorit me çfarë skeme po ndërton dhe po ju jep shqiptarëve me këto, me Ron Yefetin, Edi Rama.

Janë gjëra shumë të rënda dhe ju nuk reagoni.

Ka gjë më të rëndë?

Sheh deputetët e pushtetit fusin kokën si struci në rërë dhe bëjnë sikur s’dëgjojnë gjë, bëjnë sikur s’shohin asgjë.

Po si mundet të kalojë kjo situatë kështu?

Ai flet me rus, me një rus dhe ukrainas dhe ju thotë shkoni e prezantohuni si amerikan.

Këtu po të kishte qoftë edhe një drejtësi minimaliste, minimaliste, Edi Rama do merrej direkt i pandehur, sepse ai flet në emër të Edi Ramës.

Nuk flet në emër të askujt.

Dhe po fut rus në Shqipëri. Rus!

Dhe ju thotë që të mashtrojmë ambasadën.

Tani, çfarë është Ron Yefet?

Po jua them unë, përpos kësaj, Ron Yefet, një mafioz që ka krijuar së bashku me mafiozin tjetër Ergys Agasi dhe me hajdutin Klodian Allajbeu, kanë ndërtuar një kompani tjetër.

Timak Horse Club.

Tek Panto, e dini Panton ku është atje, Panto i famshëm?

Kompani, sepse Rama mafiozët i lidh të gjithë me njëri-tjetrin.

E lidhi me Agasin kompaninë, me Ergys Agasin, dhe me Klod Allajbeun i cili dihet, është zhvatësi i miliona eurove të tenderave të hemodializës.

Tani… ka edhe një gjë edhe më të rëndë se kaq.

Ron Yefet flet për trafik armësh.

Dhe çfarë?

Trafik armësh nga një vend që ndalohet të bëhet tregti armësh, me Sudanin.

I sjell në Shqipëri dhe i vë pastaj stampën ‘Made in Albania’.

Përfshin Shqipërinë, vendin tonë, në trafik armësh.

Ky mafiozi Ron Yefet.

Dhe ky nuk bëzan hiç, fare.

Siç nuk bëzani as për pesë krerët e UÇK-së, katër krerët e UÇK-së që i çoi atje mbrapa hekurave, se ky i çoi, me porosi të Vuçiçit.

S’bëzan fare, fare, fare, nuk ndihet.

Dhe ju heshtni.

Ju heshtni.

Po si mund të pranohet që në trafik armësh të përfshihet Shqipëria, vendi ynë, dhe ju s’guxoni të bëni gëk-mëk?

Si mundet që Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, të përfshihet në trafik armësh nga një mafioz që është miku i kryeministrit?

Dhe kjo qeveri të qëndrojë në këmbë?

Nuk do të ndodhte kjo gjë kurrë në asnjë vend tjetër të NATO-s, jo e jo, as edhe të BE-së.

Prandaj protestojnë, prandaj sot… prandaj ju jeni katandisur në një pikë që rrini të rrethuar me polici, me gardë dhe me ushtri në këtë parlament.

Se prandaj qytetarët nuk kanë faj që janë çdo ditë për t’ju kërryer, për t’ju kërryer, se nuk i përfaqësoni ata.

Po!

Ju të gjithë jeni kartona të Ron Yefetit!

Ju të gjithë jeni kartona të Ergys Agasit!

Ju të gjithë jeni kartona të Klod Allajbeut!

Po jo përfaqësues të shqiptarëve.

Përfaqësoni mafien dhe këtë kreun e narkosit këtu, i cili ju ka shndërruar nga njerëz me dinjitet, ju ka shndërruar në kartona, ju ka zhveshur nga dinjiteti dhe personaliteti dhe çdo gjë tjetër.

Dhe thjesht jeni kartona që ngrini dorën.

Koha e juaj po mbaron.

Ata qytetarë do t’ju kërrejnë.

Për këtë të jeni të sigurt!

About Redaksia

Check Also

Berisha-ministres së Shëndetësisë: Shko e pi kafe me Karçanajn të mbledhësh mendjen! Jep dorëheqjen, ke futur Lindën e Surrelit aty

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu të japë dorëheqjen. …