Protestë para parlamentit: Ramoviç o tradhëtar jep dorëheqjen sa më parë! 

Me thirrje kundër qeverisë Rama si – “Hajduta! Qeveri e krimit! Ramoviç o tradhëtar jep dorëheqjen sa më parë!’ – dhjetra protestues kanë dalë sërish në protestë para parlamentit.

Ndërkohë policia edhe sot bllokoi me gardhe metalike akset kryesore që të çojnë në kuvend.

Sot shënohet dita e 110-të e pretestave antiqeveritare.

Shumica e deputetëve kanë shkuar me automjete deri pranë hyrjes së Kuvendit, duke shmangur kështu përplasjen me protestuesit.

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve.

About Redaksia

Check Also

Gjashtë eurodeputetë i bëjnë gjyqin Ramës në PE/ Kërkohet largimi i tij, dënohet dhuna e represioni ndaj protestuesve

Çfarë thanë eurodeputetët sot për Shqipërinë: 1. Michael Gahler – Partia Popullore Evropiane (EPP) “Unë …