1280,853,0,0.45,-1

Skema e kontrabandës së armëve nga Rama me vendet në luftë/ Reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dhënë detaje nga kontrabanda e armëve të Ramës me Yeffet dhe e ka konsideruar si skandal për një vend të NATO-s.

Në prononcimin për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendi, Berisha tha se armët blihen në zonë lufte, ndërsa tha se Shqipëria paraqitet si vend prodhues.

‘…e gjithë kryeministri i investuar se ne po prodhojmë armë, kur ne nuk po prodhojmë asgjë dhe transportohen në zonë lufte ku gjithashtu në meritën e atyre punonjësve të ministrisë përkatëse të Ukrainës, kërkohet tender, thonë ne blejmë me tender’, u shpreh Berisha.
Ne kemi kërkuar komision hetimor për aferën e fundit, aferën ‘KAYO’ dhe të Roni Yeffet që është një nga skandalet më të mëdha, në të cilin Edi Rama jep 30 mln euro, jo 10, 30 mln euro kompanisë së tij, për të blerë makina të cilat ja blen po vetë.

Nuk mund të ndodhë kurrë në një vend, përveç se në Shqipëri.

Së dyti, një vend anëtar i NATO-s bën një kontrabandë të shëmtuar. Ju duhet ta dini që tregtia e armëve ka rregulla shumë strikte, në vendin e blerjes, destinacionin e fundit, vendet tranzit dhe çdo gjë.

Faktikisht kjo është një kontrabandë e mirëfilltë. Blerja bëhet nga zona lufte ç’ka është krejtësisht e papranueshme. Ndryshohet vendi i blerjes, paraqitet Shqipëria si vend prodhues, e gjithë kryeministri i investuar se ne po prodhojmë armë, kur ne nuk po prodhojmë asgjë dhe transportohen në zonë lufte ku gjithashtu në meritën e atyre punonjësve të ministrisë përkatëse të Ukrainës, kërkohet tender, thonë ne blejmë me tender.

Kurse Edi Rama dhe kompania e tij thotë çfarë është tenderi. Pra kemi të bëjmë me një super skandal. Ju garantoj se çdo javë skandale të tilla ju do të dëgjoni, ndaj dhe bashkohuni me ata protestues që të gjithë në mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga ky regjim.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha-ministres së Shëndetësisë: Shko e pi kafe me Karçanajn të mbledhësh mendjen! Jep dorëheqjen, ke futur Lindën e Surrelit aty

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi ministres së Shëndetësisë Klodiana Spahiu të japë dorëheqjen. …