Deputetja e PD, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit kërkoi tërheqjen e ligjit për statutin e magjistrave duke akuzuar maxhorancën se po mban nën presion sistemin e drejtësisë duke mos i paguar pagat.
“Komisioni i Ligjeve mbylli diskutimet duke miratuar një version tjetër pa marrë mendimin e të gjithë komisioneve përgjegjëse. Duke shkelur dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Shqipëria është vendi i vetëm ku ka dy muaj që nuk paguhen anëtarët e të gjithë sistemit gjyqësor.
Vendi ku kryeministri dhe ministri i Financave ushtrojnë presion ndaj gjyqësorit. Gjyqësori është nën presion politik dhe financiar.
Tërhiqni ligjin nga rendi i ditës. Është shkelur procedura parlamentare. Ulsi Manja e ka mbyllur votimin e ligjit në orën 16:00 ndërkohë që ne ishin duke diskutuar akoma të njëjtin pr/ligj dhe kemi nisur mendimet si komision për dhënie mendimi”.
Gazeta RD