Alimehmeti: Klodiana Spahiu u emërua me mision për modelin KAYO në shëndetësi

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ngre dyshime të forta mbi emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Alimehemeti teksa analizoi gjuhën e trupit të minsitres Klodiana Spahiu në foltoren e Kuvendit, i shesh ato si humbje qetësie përballë gjithë asaj që po ndodh me modelin ‘Kayo’ në shëndetësi.

Sipas tij, janë mëse normale pyetjen që dalin pas emërimit të saj, nëse i është besuar posti me një mission dhe sa jetëgjatësi do të ketë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Evis Sala s’u shkarkua, momenti diskutohet për modelin ‘Kayo’ në shëndetësi. Ajo që do të dëgjoja nga ministrja është nëse do e firmosë, ose do ia japë shëndetësinë një personi. Shëndetësia jo shqiptare, sigurinë po ashtu, vetëm arsimi ka mbetur.

Për këtë duhej diskutuar, si qëndron ajo çështje. Draftet i dimë, duhej një shprehje e saj për këtë pr.ligj me firmën e Spahiut. Veprimet e saj qenë anti poli Sala, duket që ndoshta gjithë kjo tymnajë me veprimet e saj, humbje qetësie.

Atëherë këto elemente mosdiskutimi i Kayo në shëndetësi merr vëmendje. A ka hyrë me këtë mision, pas kaq shumë vitesh i erdhi radha e sa do të jetë jetëgjatësia e saj?

U duk sikur lindi dje problem, i diskutua edhe pet scani, onkologjiku është zinxhir shëndetësor. I dimë shpejtësitë tona të tenderave, furnizimeve, instalimeve, prokurimi vetë do 3 muaj. Kemi pasur pajisjen e Pet Scanit e s’kemi pasur lëndë, ose do shkosh në privat ose jashtë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Asnjë surprizë nga roja e godinës së Parlamentit, Bajram Begaj!

Nga Gazment BARDHI Brenda 24 orëve, pa ushtruar në mënyrë të dukshme rolin e tij …