Burri i Drejtoreshës që vidhte paratë me thasë të Postës bëhet edhe ai Drejtor

Jo shumë larg pasi ish-drejtoresha e postës së Durrësit, Elisabeta Mataj u la në burg për vjedhje pasi përvetësoi 700 mijë euro të destinuara për pensionistët dhe njerëzit me ndihmë ekonomike, bashkëshorti i saj Fetah Mataj  ka marr post drejtues në Bashki.

Ai prej vitesh punonte në komunalen e Durrësit, por sipas burimeve për mediat tashmë ai është emëruar Përgjgegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane, duke u ngritur kështu në detyrë.

(Megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar që të ketë konfirmuar këtë.)

Kujtojmë se skandali i regjistruar në Postën e Durrësit, u bë publik rreth dy muaj më parë kur sipas pamjeve filmike të publikuara ish-shefja e Financës, Valbona Duni fut në thasë paratë nga arka dhe më pas ecën në drejtim të zyrës së ish-drejtoreshës së Postës, kjo gjë është përsëritur në 11 raste.

Kujtojmë se më 12 gusht pavarësisht përpjekjeve për të hequr barrën e fajit për “zhdukjen” e miliona lekëve që ishin të destinuara për t’u shpërndarë për grupet vulnerabël si dhe pensionistë në qytetin e Durrësit, Apeli ka vulosur arrestin me burg për Elisabeta Matajn dhe një masë më të butë për dy ish-punonjëset e saj, “arrest shtëpie”, për ish-arkëtaren Paola Danaj dhe ish-shefen e financës, Valbona Duni.

Tentativat për t’u shfajësuar: 

Në padinë e Elisabeta Matajt të dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit, shkruhet se në fillim të muajit mars ajo ka paraqitur ankesat dhe kërkesat e saja në lidhje me keqmenaxhimin e postës së qytetit bregdetar. 

“Më datë 03.03.2026 kam shkuar dhe kam takuar personalisht Administratorin (Drejtori i Përgjithshëm) e Postës Shqiptare, ku i kam bërë me dije se në arkën e postës, filiali Durrës ka probleme që lidhen me futjen e personave të paautorizuar, kryesisht përgjegjësja e financës hyn e del kur do dhe tërheq shuma monetare, pa e pasur këtë atribut, ndaj i kam kërkuar të sjellë një grup kontrolli” shkruhet në padinë e bërë nga vetë Mataj.

Sipas Mataj, edhe pse ajo ngriti zërin për shkeljet që ajo thotë se bëheshin nga punonjës të postës, konkretisht arkëtarja Paola Dana, për të cilën thekson se ka vërejtur mungesë organizimi, faturim i parregullt (pranim lekësh pa faturë), dorëzim të vlerave të dëmtuara në bankë pa dokumentacion provues dhe lejimi i personave të paautorizuar në ambientet e arkës, institucionet përgjegjëse nuk e kanë marrë parasysh ankesën e ish-drejtoreshës, raporton neësbomb.al. 

Kjo e fundit nënvizon ndonëse dorëzoi ankesën dhe kërkesën për ndryshim të stafit, nga strukturat përkatëse nuk u ndërmor asnjë veprim.

“Në vijim të gjetjeve të fundit mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë dhe disiplinës financiare, propozohen masat e mëposhtme: Masë ndaj Arkëtares Ë(Arka Qendrore)Konstatimi: Mungesë organizimi, faturim i parregullt (pranim lekësh pa faturë), dorëzim i vlerave të dëmtuara në bankë pa dokumentacion provues dhe lejimi i personave të paautorizuar në ambientet e arkës.

…Nisur nga të gjitha veprimet e mësipërme, korrespondencës së vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme dhe strukturave përkatëse, qoftë nëpërmjet shkresave, ashtu edhe nëpërmjet takimeve apo postës elektronike, nga ana e strukturave përgjegjëse nuk u ndërmor asnjë veprim” vijon më tej padia e ish-drejtoreshës së Postës në Durrës.

About Krye Redaktor

Check Also

30 eurodeputetë mbështesin protestën/ Padisin “Meta” për fshirjen e llogarive të protestuesve

Ligjvënës europianë po kërkojnë një hetim ndaj kompanisë Meta, pas pezullimit masiv të llogarive që …