Nga Ylli ASLLANI
Debati për Reformën e re Administrativo-Territoriale ka zbritur tashmë në komunitetet vendore dhe në njësitë administrative të vendit.
Qytetarët e panikosur nga pasojat e reformës së kaluar dhe lajmi për shkrirjen e 15 bashkive të tjera, përditë e më shumë po pyesin rreth projektit alternativ të PD!
Dhe më tej:
“CILI MODEL I QEVERISJES VENDORE I SHËRBEN MË MIRË QYTETARIT?”
Pikërisht për këtë arsye, bashkëngjitur, po ju paraqes të përmbledhur edhe njëherë Projektin e Partisë Demokratike për Reformën e re Administrativo-Territoriale 2026.
Të dashur miq!
Betejat për territoret janë betejat më të përjetshme të qytetarve me uzurpuesit e vendbanimeve të tyre!
Qytetarët shqiptarë janë të shqetësuar nga ideja e shkrirjes së 15 bashkive, që rrezikon të rrisë edhe më tej koston e shërbimeve, distancën nga bashkitë dhe shpopullimin e territoreve
Nga ana tjetër rreth 80% e bashkive përballen me vështirësi financiare, ndërsa qytetet e fshatrat po rënohen me ritme shqetësuese.
Territori nuk është thjesht një vijë në hartë. Ai është shtëpia, prona, identiteti dhe e ardhmja e një komuniteti.
Ndaj kudo shkel këmba e Kryeministrit ka pakënaqësi, revolta dhe Peticione!
Në këtë situatë qytetarët kërkojnë të dijnë, cilat janë alternativat që ofrohen:
Çfarë do të ndodhë me territorin e tyre, me bashkinë, shërbimet dhe përfaqësimin vendor?
Dhe pyetja është e natyrshme: ÇFARË OFRON PARTIA DEMOKRATIKE?
Në këtë parathënie do të thoja shkurt:
PD nuk propozon thjesht një hartë tjetër.
Ajo propozon një model tjetër të qeverisjes vendore, përmes decentralizimit real, rikthimit të kompetencave, autonomisë financiare dhe forcimit të demokracisë lokale.
100 BASHKI + 6 RAJONE
Një model që synon ta sjellë pushtetin më pranë qytetarëve, jo pushtetarëve!
Në thelb është një model që bashkë me kompetencat e funksionet, ndryshon mënyrën se si qeveriset!
Gazeta RD