Vizita në SHBA/ Berisha: Fjalimi i Trump mbështetje për ata që përballen me komunizmin dhe kartelet e drogës

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale tha se, “fjalimi i Trump ishte mbështetje e madhe për të gjithë ata që përballen me komunizmin dhe kartelet e drogës”.

Berisha: Gjatë kësaj periudhe që nuk kemi bashkëbiseduar ka pasur disa zhvillime shumë të rëndësishme.

Njëri nga këto zhvillime ishte edhe udhëtimi im në SHBA, për të marrë pjesë në konventën zgjedhore të afatit të mesëm të Partisë Republikane, që u zhvillua në Teksas në datën 9 dhe 10 shtator.

Ajo ishte një ngjarje elektorale më madhështore që unë kam parë në të gjithë karrierën time politike.

Ishte një fantazi e vërtetë.

Presidenti Donald Trump iu drejtua konferencës ato dy ditë me dy fjalime, me të cilat, ai atë konferencë të zjarrtë e elektrizoi totalisht.

Siç kam theksuar, në atë konferencë, presidenti paraqiti dy rreziqet kryesore: komunizmin dhe kartelet e drogës, drogën.

Për fatin më të keq, ato janë dy shtyllat kryesore të regjimit të Edi Ramës.

Në këtë kuadër, nuk ka dyshim se fjalimi i tij dhe konventa ishin një mbështetje e madhe për të gjithë ata që përballen me këto dy rreziqe në vendet e tyre.

Por udhëtimi në Teksas kishte një dimension tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Një seri takimesh me zyrtarë të lartë të Kongresit të SHBA, kongresmenë, kryetarë të komisioneve ndër më të rëndësishmet, senatorë, zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump.

Në këtë kuadër, mund të them se u shfrytëzuan në maksimumin e mundshëm ato ditë për të paraqitur Shqipërinë dhe problematikat e saj.

Natyrisht, siç kam theksuar dhe e theksoj prapë, dy janë çështjet themelore në të cilat ne u ndalëm në takimet tona. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë, mbi demokracinë, mbi rendin, mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Pasojat e tij, shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë elektorale si dhe kontrollin total të Edi Ramës mbi drejtësinë, përdorimin e saj si armë politike.

Mendoj se me paraqitjen tonë, ne bëmë vërtet një avokati të interesave të çdo shqiptari, por edhe gjetëm mirëkuptim të madh tek bashkëbiseduesit tanë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak 

E. Breçani: Doktor, si ka mundësi që një president të veprojë sikur të ishte sekretari …