Sali Berisha: A duhej të pyetej Edi Rama për pronat e Surrelit, për të cilat deklaron se i ka blerë tokë arë 9 mijë metër katrorë, në një kohë kur dy prefektë, njëri i PD, tjetri i PS, kanë refuzuar të firmosin dokumentet sepse në park kombëtar nuk ekziston koncepti tokë arë? Parku kombëtar ka mbrojtje të plotë dhe asnjë metër katror nuk mund të shitet dhe të blihet si tokë arë.
A është pyetur Edi Rama për aferën e sterilizimit, që kalonte nga studio në studio si një njeri i shpërfytyruar me një pincë të thyer dhe gërshërë të ndryshkur, në një kohë që me PPP-në e tij rriti 84 herë çmimin e sterilizimeve?
A është pyetur ndonjëherë Edi Rama për këtë?
A është pyetur Edi Rama për regjistrimin e gjysmë milion shpirtra të vdekur nga shtriga e korrupsionit, që e ka emrin Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt të Edi Ramës, që regjistron check-upe për të vdekur për të vjedhë para dhe për t’i ndarë me Edi Ramën?
A duhej pyetur pra për 300 milionë euro të PPP-ve të shëndetësisë?
A duhej pyetur Edi Rama për pallatin në pajë, që dha leje të ndërtohet në sheshin e pallateve, por që bashkëshortja e tij nuk paraqet dot asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, etj?
Pra, unë solla këtu para shqiptarëve një pyetje për të kuptuar se ky organ është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës, që komandohet prej tij dhe që funksionon në mburojë të krimeve monstruoze që Edi Rama kryen bashkë me suitën e tij të ngushtë.
Gazeta RD