Këlliçi në tryezën e MSA: Kemi qeveri kriminale, Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës!

Në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian opozita denoncoi aferat e qeverisë,  korrupsionin, standardet e zgjedhjeve dhe ligjet e sjellja me porosi nga mazhoranca, por edhe qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi njohu eurodeputetët edhe me përgjimet në të cilat një shtetas izraelit, Ron Yeffet bashkëbisedon me disa shtetas të tjerë Ukrainas për të marrë një vendburim gazi dhe Tec-in e Vlorës sipas mekanizmit “KAYO”.

Këlliçi akuzoi qeverinë se po e çon vendin drejt kolapsit ekonomik përmes një modeli të paqëndrueshëm të mbështetur vetëm te turizmi sezonal dhe ndërtimi masiv.

Ai tha se bujqësia po shkatërrohet, fondet IPARD janë të bllokuara dhe tokat bujqësore po jepen për parqe fotovoltaike të lidhura me grupe kriminale.

Fjala e Këlliçit

Pak ditë më parë, ish nr 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj ka publikuar disa përgjime në të cilat një shtetas izraelit, Ron Yeffet bashkëbisedon me disa shtetas të tjerë Ukrainas për të marrë një vendburim gazi dhe Tec-in e Vlorës sipas mekanizmit “KAYO”.

nuk ishin vetëm  tema debati për opozitën, por një alarm I ngritur nga vetë perfaqeuesit e parlamentit europian në këtë tryeze.

Të nderuar kolegë,

Shqiptarët që na ndjekin këtu dhe kudo në botë, në fakt presin qe ky Komitet te mbajë një qëndrim të qartë, më saktë presin në mënyrë te veçantë që eurodeputetët prezentë, të shprehen se cili është standardi europian dhe modeli europian që Shqipëria duhet të ndjekë.

Sot unë do të flas për ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Shqiptarëve po i shitet si “epokë e artë” një ekonomi që ka humbur strukturën e vet, prodhon gjithnjë e më pak nga ajo që konsumon, por ndërton gjithnjë e më shumë nga ajo që qytetarët e saj nuk përballojnë dot më.

Modeli aktual ekonomik i Shqipërisë nuk është as i qëndrueshëm dhe as gjithëpërfshirës. Përkundrazi, prej me shumë se një dekade, po na çon drejt një rreziku strukturor afatgjatë.

Ky model është mbështetur në dy këmbë që mezi mbahen: turizëm dhe beton masiv.

Po investojmë miliarda në infrastrukturë publike dhe private që shfrytëzohet vetëm për disa javë në vit. Ky sezonalitet krijon një presion të jashtëzakonshëm mbi çmimet dhe burimet tona. Mbi të gjitha, turizmi masiv është një sektor me produktivitet të ulët, punësim sezonal, paga të ulëta, fitim neto minimal. Pjesa më e madhe e parave që hyjnë nga turistët, dalin menjëherë jashtë për të importuar ushqimet dhe mallrat që ata konsumojnë, sepse prodhimi ynë vendas nuk ekziston.

Qeveria flet për zhvillim të qendrueshëm në turizëm, një strategji serioze do të duhej të sillte të paktën rritje në një tjetër sektor jetik. Paradoksi që po vret ekonomine shqiptare është se turizmi propagandohet si motor i vërtetë zhvillimi, kur bujqësia po lëngon. Pa njerëz nga shpopullimi masiv, pa konkurrencë nga oligopolet e inputeve dhe si të mos mjaftojë edhe pa subvencionet e Europës. Fondet IPARD prej 3 vitesh janë të bllokuara, hetimet e SPAK zgjaten prej 6 vitesh pa gjetur asnjë përgjegjes për dhjetra miliona euro të zhdukura, e për pasojë tokat bujqësore i jepen grupeve kriminale, familjarëve të Deputetëve apo prestanomeve të zyrtarëve të lartë për të ndërtuar parqe fotovoltaike.

Ndërsa turizmi po shfrytëzon burimet pa prodhuar ekonomi, betoni po ia heq oksigjenin e fundit zhvillimit. Bumi i ndërtimit në thelb është një flluskë që po rrezikon çarjen. Lejet e pafundme dhe rritja galopante e kreditimit për ndërtim kanë krijuar një përqendrim të tmerrshëm të rrezikut në sistemin tonë bankar. Një sektor i vetëm po zë kaq shumë peshë në portofolin e kredisë ndërsa çmimet e pronave fryhen artificialisht pa asnjë logjikë tregu. Sot mund ta quajmë bum, por fundi i këtij cikli sjell veç krizë të rëndë financiare.

Por të nderuar kolegë problemi më i madh i iluzionit të zhvillimit të qendrueshëm të vendit nuk është vetëm sa thash më lartë. Kjo nuk është thjesht qeveri mediokre, pa vizion. Sado ftohtë e i painformuar të gjykosh shifrat.

Pamundësia e zhvillimit të Shqipërisë dhe kostoja e saj mbi shqiptarët që prej 115 ditësh (rekord europian) kanë mbushur sheshet duke protestuar është se ne kemi një Qeveri KRIMINALE. Po po, kriminale!

Ja pse! Shqipëria po privatizohet me ligje preferenciale nga miqtë e EDI RAMËS.

Sot turizmi dhe ndërtimi janë industritë ku po bëhet pastrim masiv i parave të krimit dhe korrupsionit, e kjo e faktuar edhe nga hetimet e cunguara të SPAK. Vetëm në dy dosje të bëra publike 3 muaj me parë janë konfiskuar mbi 300 milion euro të cilat ishin investuar në kulla dhe rezorte turistike.

Sot kullat më të mëdha në Shqipëri ndërtohen nga kompani me kapital 1000 euro dhe me aksionerë të cilët ne cv-në e tyre kanë veç punën si shoferë ose kamarierë me pagë 600 euro.

Po po mos u habisni, në Shqipërinë e Edi Ramës një kullë me vlerë 50 milion euro po e ndërton një shofer kamioni, me pagë 600 euro.

Skema ka dalë në dritë: grupet kriminale regjistrojnë kompani me aksionerë shoferë kamioni teksa Edi Rama përzgjedh arkitektë të huaj për të bërë projekte, të cilat më pas i marketon si fytyrën e re të shqipërisë. Arroganca arriti deri tek publikimi i librit Albanian Files, një akuzë e gatshme që do kish rrëzuar çdo qeveri në Europë.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk matet as me metra katrorë beton, as me pasaporta në Rinas. Matet me njerëz, teknologji, produktivitet dhe sektorë që krijojnë vlerë të lartë të shtuar. Të dy sektorët po zhysin thellë ekonominë në kolaps, sepse vizioni i kësaj qeverie shkon gjer tek korrupsioni dhe krimi. Ja psh, bashkëpunimi me grupet kriminale dhe pastrimi i parave, si të mos mjaftonin janë blinduar këto dy vite me ligje skandaloze dhe një skemë makiavelike.

Pak ditë më parë, ish nr 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj ka publikuar disa përgjime në të cilat një shtetas izraelit, Ron Yeffet bashkëbisedon me disa shtetas të tjerë Ukrainas për të marrë një vendburim gazi dhe Tec-in e Vlorës sipas mekanizmit “KAYO”.

KAYO është një entitet jurdik i krijuar me Ligj të veçantë, ku aksioner 100% është Ministria e Mbrojtjes me qëllim zhvillimin e industrisë ushtarake. Por qëllimi real qe përdorimi i kësaj shoqërie për të krijuar 4 shoqeri të tjera në bashkëpunim me operatorë privatë ku shteti reduktohet në 20% të aksioneve.

Ligji dhe VKM kërkojnë që këto shoqëri të krijohen përmes konkurimit, por në fakt nuk pati kurrë një procedurë të tillë konkurruese.

Sot dy nga këto shoqëri që do të prodhojnë mjete luftarake, armë, municione, drone ushtarake etj kanë aksioner pikërisht RON YEFFET, njeriun që në përgjime shprehet se qeveria e ka pajtuar atë për të bërë punët e pista. Po aty ai flet për armë që do të merren nga SUDANI, do të paketohen si Shqiptare dhe do të eksportohen në vende në konflikt.

Unë përsonalisht që nga prilli, muaj përpara se ky përgjim të bëhej publik i jam drejtuar zyrtarisht Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ende sot pas 150 ditësh nuk marr përgjigje, edhe pse afati ligjor është 15 ditë.

Mekanizmi KAYO është skema ku shteti ben ligje për të ngritur shoqëri publike të cilat më pas nuk ofrojnë asnjë shërbim, por regjistrojnë shoqëri me partnerë privat pa asnjë procedurë konkuruese. Shteti u vë në dispozicion jo vetëm pasuri publike por u paguan çdo shërbim paradhënie. Pra privati i përzgjedhur drejtëpërdrejtë nga qeveria investon 0 lekë.

Mekanizmi po klonohet në shëndetësi dhe sektorin energjitik duke shkelur të gjitha direktivat e Bashkimit Evropian.

Ky nuk është zhvillim i qëndrueshëm, por një ekonomi që po ha të nesërmen për të ushqyer pushtetin e sotëm.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Shqipëria s’mund të ndërtojë shtetin evropian mbi themelet e narkoshtetit

Në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, deputeti i Partisë Demokratike, …