Shkarravinat e Tiranës zyrtare!

Nga Iva V.GRILLO

Tirana zyrtare nuk di nga t’ia mbajë…

Ky më poshtë është “(mos)reagimi zyrtar” i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për verdiktin e marrë nga Gjykata Speciale në Hagë për krerët e UÇK-së, disa ditë më parë…

Pas kësaj një heshtje totale.

Titullari i Ministrisë në fjalë, Ferit Hoxha, i njohur për shpejtësinë dhe sasinë e madhe të fjalëve të lëshuara në sekondë 😏 (plus fjalorin e vet plot “color” në grupe whataspp-i) paska mbetur pa “script” këtë herë…dhe paska vendosur t’a kalojë lumin me një reagim tip “meme” të cilit mund t’i jepet interpretim sipas “erërave” që fryjnë…😏.

Rast tipik bipolariteti në sjelljen politike, ku hiper-aktiviteti e entusiazmi i tepruar për çështje propagandistike ia lë vendin heshtjes pothuajse totale institucionale për çështje ku duhet që qeveria shqiptare të pozicionohet me seriozitetin e angazhimin maksimal.

I pari i qeverisë kujton se po e kalon lumin me një shkarravinë, ndërsa vartësit e tij duke u marrosur pas shkarravinave të shefit të tyre.

Më vjen ndërmend një shprehje e vjetër shqiptare: Ju marroftë Zoti…dhe më shumë nga ç’ju ka bërë deri tani!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Ministria për Evropën dhe Punët... 4d ··· Edi Rama 4d 32 MARRE 1 6"

About Redaksia

Check Also

Ja e vërteta e vizitës së Ramës në Michigan

Nga Adriatik R.DOSTI …U njoftua vetem pak dite me pare dhe ftuesit e organizatoret thuhet …