Berisha: Kërkoj dorëheqjen urgjente të Ramës, i bëj thirrje SPAK të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Vlora Hysenin

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi dorëheqjen urgjente të Ramës dhe i bëri thirrje SPAK të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për Vlora Hysenin

Berisha: Për të gjitha këto, i kërkoj Edi Ramës dorëheqjen e menjëhershme dhe ftoj shqiptarët të përballen me të gjithë forcën e tyre me këtë shtet kriminal, që vetëm shtet nuk është, por një bandë kriminale në institucionet e tij.

Gjithashtu theksoj se, për të gjitha veprat që akuzohet kjo organizatë kriminale, kryesor është Edi Rama me urdhrat e tij.

Ata nuk duhet t’i zbatonin, jo, urdhri i paligjshëm nuk zbatohet, thotë ligji. Por ky i ka urdhëruar ata dhe kjo është e vërteta.

Së fundmi, në rast se Vlora Hyseni nuk është në Nju Jork duke përgatitur takimet e Edi Ramës me spiunë, por është siç po thonë në një vend tjetër, u bëj thirrje shërbimeve të zbatimit të ligjit të atij vendi, që ta arrestojnë dhe kërkoj që SPAK-u urgjentisht të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për të në mënyrë që ajo të bëhet përgjegjëse para ligjit në Shqipëri, vendin ku ka kryer krime të shëmtuara.

About Redaksia

Check Also

Agjencia italiane “ANSA”/ Dyshohet se Vlora Hyseni është arratisur nga Shqipëria

Shqipëri, lëshohet një urdhër arresti për drejtuesen e shërbimeve sekrete. Masë sigurie ndaj Vlora Hysenit, …