Po Edi Rama kur e ka radhën?!

Nga Bardh SPAHIA

​Zëvendëskryeministrja e mbrojtur me vota të vjedhura kundër drejtësisë, ministra e kryebashkiakë në burg, e sot shefja e SHISH dhe kreu i Policisë nën hetime e masa arresti për lidhje me krimin e organizuar!

E gjithë piramida e shtetit ka rënë në llum, por arkitekti dhe koka e këtij sistemi kërkon të na bindë se “nuk dinte gjë” dhe se “i hanin dardha pas shpine”. Nëse e gjithë kupola jote është e kapur në vjedhje e tradhti të ligjit, ti nuk je spektator, je kreu i kësaj shpure!

Në asnjë vend demokratik kryeministri nuk pret fletë-arrestin për t’u larguar kur e gjithë qeveria dhe aparati i tij i sigurisë bien për korrupsion e lidhje me krimin.

Në kushte normale, rënia e kupolës do të prodhonte dorëheqje të menjëhershme për përgjegjësi morale e politike. Sa kohë që kjo nuk ndodh me vullnet, “radha” përcaktohet nga presioni qytetar dhe pamundësia për të qeverisur më tej një vend të zhytur në skandale sistemike.

About Redaksia

Check Also

“Arrest shtëpie” për drejtuesen e SHISH, Tabaku: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses …