Skandal me përmasa ndërkombëtare/ Arrest për kreun e SHIK, ka ikur nga Shqipëria

Zbardhet akuza e SPAK për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, për të cilën GJKKO lëshoi masën ‘arrest shtëpie’. Gazetarja Klodiana Lala raporton ekskluzivisht për BalkanWeb se Hysen akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara nga SPAK në banesën e saj, Hyseni nuk u gjet. BalkanWeb mëson se Vlora Hyseni ndodhet në Baku të Azerbaxhanit, një një konferencë me 82 shefash shërbimesh Informative nga mbarë bota.

Kujtojmë se SPAK mëngjesin e sotëm nisi një aksion blic, ndërsa ushtroi kontrolle në disa zyra dhe banesa të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre ish-kreun e policisë Ilir Proda.

About Krye Redaktor

Check Also

Shefja e shërbimit sekret në arrest/ Xhafaj: Fenomen normal!

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër …