Reforma Territoriale është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky është konstatimi i deputetëve të opozitës.
Luçiano Boçi tha në një deklratë për mediat që, ‘pakti politik i punës së komisionit të posaçëm u prish në mënyrë të njëanëshme nga Partia Socialiste’.
Luçiano Boçi: Dua të sqaroj që reagimi ynë nuk është bojkot. Është reagim në mbrojtje të kushtetutës. Zoti Bylykbashi e tha qartazi që u larguam për këtë arsye sepse projektligji është paraqitur në kundërshtim me rregulloren e parlamentit dhe me Kushtetutën dhe nenet përkatëse. Por edhe në kundërshtim me ligjin e pushtetit vendor.
Pse në kundërshtim me kushtetutën. Jo vetëm referenca ligjore por dihet qartazi që reforma të tilla të rëndësishme si reforma territoriale, si reforma zgjedhore, janë reforma që bëhen me konsensus politik. Jo për traditë, është për frymë kushtetute, pavarësisht mazhorancave, pavarësisht faktit se kush i ka votat. Dhe këtë do të them në vazhdimësi se pakti politik nuk u prish nga Partia Demokratike. Pakti politik i punës së komisionit të posaçëm u prish në mënyrë të njëanëshme nga Partia Socialiste.
Gazeta RD