Berisha: PD do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie dhe po përgatitet për të dhënë përgjigjet e merituara

-Opozita a do të ketë ndonjë ndryshim të aksionit tani në Parlament, duke qenë se ju thoni që kjo është shumë e rëndë dhe a ka kuptim të vijohet me një situatë në Parlament normale?

Sali Berisha: Tani nuk besoj se ishte normale sot, sot ne e shfrytëzuam gjithë seancën siç e patë ju për të bërë transparencën e këtij akti të paprecedentë. Shikoni, ky është i paprecedentë, ky është më i rëndë se çdo akt tjetër.
Për shembull, Edi Rama kanë vjedhur me qindra milionë, kanë vjedhur miliarda, por të shembësh sigurinë kombëtare siç ka ndodhur kjo, nuk ka ndodhur. Ka ndodhur në Guine Bisau, kur këto klanet e Amerikës Latine shkuan dhe ndërtuan narkoshtetin atje, dhe ka ndodhur në Venezuelë me El Polo, i cili ishte shef shërbimi dhe punonte me kartelin e drogës.

-Zoti Berisha, duke qenë se ju thoni që ka rënë siguria kombëtare, a nuk mjaftoi kjo që Partia Demokratike të thërriste dje nga mbledhja e Kryesisë një protestë kombëtare?

Sali Berisha: Partia Demokratike të jesh e sigurt që do të përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie dhe po përgatitet për të dhënë përgjigjet e merituara. Kjo është… jam dakord me ju, ky zhvillim është për çdo lloj përgjigje.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Emri i Ulsi Manjës del në dosje, të publikohet! A del si vasal i Lubisë apo jo, duhet ta sqarojë

-Kam edhe një pyetje. Gjatë seancës plenare ra në sy një bashkëbisedim i juaji me …