Debatet në gjyq/ Pse nuk e burgosni Vlora Hysenin?

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura ku Gjykata e Posaçme shqyrtoi masat e sigurisë për Embro Sulejmanin, kryekamarier në një lokal pranë vilave qeveritare në Durrës, dhe Fatjon Kalluçin, shef i Laboratorit të Policisë Shkencore.

Sulejmani ka pranuar para gjykatës se ka njohje me Ergys Agasin, person i shpallur në kërkim nga drejtësia. Ai ka deklaruar se Agasi ka qenë klient i rregullt i lokalit ku punonte dhe se kontaktet mes tyre kanë qenë të lidhura me punën.

“Ergys Agasin e njoh prej shumë vitesh, ka qenë klient i rregullt i lokalit ku punoj si kryekamarier. Jemi nga e njëjta zonë dhe kjo njohje ka qenë vite më parë se u shpall në kërkim. Kam pasur kontakte që lidhen me punën. Vinte, rezervonte tavolinën dhe kërkonte që t’i shërbeja unë, siç ndodh kudo. Nuk mendoj se kam kryer ndonjë krim”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Mbrojtja ka kundërshtuar masën e arrestit në shtëpi, duke argumentuar se marrëdhënia e një kamarieri me klientët nuk mund të konsiderohet në vetvete si përkrahje e autorit të një vepre penale.

Avokatët kanë sjellë në vëmendje edhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke argumentuar se ajo akuzohet për dy vepra penale, ndërsa njëra prej tyre, sipas mbrojtjes, është e njëjtë me akuzën ndaj Sulejmanit.

“Është e paarsyeshme që drejtoresha e SHISH, që akuzohet për dy vepra penale, njëra prej tyre e njëjtë me Sulejmanin, qëndron në masë më të butë, ndërsa kamarieri i një lokali që ka shërbyer supë dhe ushqim, në burg”, ka deklaruar mbrojtja.

Ndërkohë, Fatjon Kalluçi ka zgjedhur të mos japë shpjegime para gjykatës, duke i dhënë autorizim avokatit të tij për të paraqitur kërkesën për një masë më të butë sigurie.

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Vlora Hysenit, prokurorët i janë referuar edhe përplasjes së saj me gazetarët në hyrje të gjykatës. Sipas burimeve nga seanca, prokurorët i kanë vënë në dukje se deklarata dhe sjellje të tilla lidhen me veprime për të cilat ajo është tashmë e dyshuar zyrtarisht.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin …