Arbër Mitrushaj: Përshëndetje Doktor Berisha, pas gjithë këtyre skandaleve që po dalin, a mendoni se ka ardhur koha që opozita të organizojë një protestë kombëtare?
Sali Berisha: Ka kaluar. Koha që opozita të organizojë protestë kombëtare ka kaluar, por opozita e ka mbështetur me të gjithë mundësitë e veta protestën rinore qytetare. Natyrisht, që opozita do rishqyrtojë, në interesin më të mirë të shqiptarëve, qëndrimet e saj.
-Kur do të dalë me protestën e saj opozita?
Sali Berisha: Do ta njoftojmë.
Erigers Hamiti: Përshëndetje Doktor, pas këtyre skandaleve, a ka ardhur koha të dalim në mosbindje civile?
Sali Berisha: Kjo është shumë e vërtetë, ka ardhur dhe ka kaluar koha.
-Doktor, organizoni një protestë prapë, Dritan Çejku, e njëjta pyetje dhe nga Isuf Zalli. Petrit Matia, e njëjta gjë: Përshëndetje, me gjithë këto skandale që kanë përfshirë qeverinë e narkoshtetit, ka ardhur koha që demokratët të mbushin sheshet dhe deputetët e opozitës të ngujohen në parlamentin e Ergys Agasit?
Sali Berisha: Koha, e tha një qytetar nga Elbasani… Koha është Shqipëria në shesh, dhe kjo është e vërteta më e madhe.
Gazeta RD