“Mund të parashikojnë që pas një gjëme kriminale jam unë”- tha kryeministri Edi Rama gjatë video-mesazhit për qytetarët nga Rinasi.
Ai nuk dha detaje se për çfarë bëhet fjalë ndërsa deklaraza duket si “parapritë” për një çështje të ardhshme nga SPAK që mund të përfshijë drejtpërdrejtë kryeministrin.
Deklarata e Ramës vjen në një moment kur SPAK po heton një prej çështjeve më sensitive të kohëve të fundit, atë që përfshin drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi.
Hyseni është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa ndaj saj hetimet lidhen, sipas akuzës, me nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e një personi të kërkuar nga drejtësia. Në dosjen e SPAK janë evidentuar qindra komunikime mes saj dhe Agasit, gjatë kohës kur ky i fundit ndodhej në kërkim.
Në komunikimet mes tyre përmendet edhe kryeministri Edi Rama.
Gazeta RD