Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tentativë për të hequr përgjegjësinë e Ramës nga skandali i SHISH

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit të 121-të në Tiranë e lidhi protestën e qytetarëve me zhvillimet e fundit rreth SHISH-it dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas tij, mbledhja e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj nuk ishte një përpjekje për të adresuar përgjegjësitë për situatën e krijuar, por një mënyrë për t’ia larguar vëmendjen publike kryeministrit Edi Rama.

Protestuesi deklaroi se qytetarët që janë mbledhur në shesh nuk janë aty për bindje partiake, por për atë që ai e konsideron interesin e tyre.

Ai akuzoi qeverinë se gjatë 13 viteve në pushtet ka prodhuar një seri skandalesh dhe e ka shndërruar korrupsionin në një problem të sistemit.

Në fjalën e tij, ai përdori në mënyrë ironike edhe referencën e Ramës për Romën, duke deklaruar se kryeministri nuk ndërtoi “Romën” që kishte premtuar, por sipas tij, një sistem të dominuar nga korrupsioni dhe interesat e grupeve të fuqishme.

“Roma që Edi Rama ndërtoi ishte Roma e një narkoshteti, ishte Roma e skandaleve korruptive”, deklaroi protestuesi.

Në vijim, ai ngriti akuza edhe për lidhje mes qeverisë, krimit të organizuar, oligarkëve dhe pastrimit të parave, ndërsa pretendoi se drejtësia është përdorur politikisht.

Protestuesi e mbylli fjalën e tij me një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke thënë se përgjegjësia politike, sipas tij, i takon edhe kreut të qeverisë për veprimet e vartësve.

“Kryeministër, ne për ty duam burg, ama minimalisht jep dhe dorëheqjen”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Në 5 tetor studentët ngrihen në protestë kundër Edi Ramës!

Studentët pritet të protestojnë më 5 tetor, në nisje të vitit të ri akademik, kundër …