Akademia e Gysit kthehet në moçal për mushkonja dhe bretkosa

Nga Bislim AHMETAJ

Kjo që shihni në video është toka ku Edi Rama premtoi me bujë Akademinë e Futbollit të Manchester City-t në Durrës.
Sot, më shumë se 10 hektarë tokë janë pushtuar nga balta, uji dhe mushkonjat.
Makineritë e rënda dhe vinçat janë zhdukur.
Punimet janë ndalur. Ndërsa këto ditë, dikush ka rrafshuar edhe pirgjet e mëdha të dheut që kishin mbetur në parcelë.
Pse?
Çfarë po përpiqet të fshihet?
Kur u prezantua, projekti u reklamua si një zhvillim madhor për sportin shqiptar. Edi Rama deklaronte se hapja e Akademisë Manchester City në Durrës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm, ndërsa arkitekti Marco Casamonti premtonte “tetë fusha sportive, palestra, parkime, hapësira të brendshme dhe një park të gjelbër dhithçka e ndërtuar me materjale bio natyrale.
Jorgune Busquet, nga Manchester City Football Academy, deklaronte entuziazmin për hapjen e akademisë në Shqipëri e teta në botë.
Gjithashtu në këtë projekt ishin të përfshirë edhe Ministria e Arësimit dhe Sporteve znj. Manastirliu dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit z. Duka.
Sot, dy vite pas afatit kur projekti duhej të ishte përfunduar dhe inaguruar, pyetja është e thjeshtë:
Ku është akademia?
Ku janë tetë fushat?
Ku janë palestrat?
Ku është parku?
Ku është projekti ekologjik që iu prezantua publikut?
Në vend të tyre kemi një kantier të braktisur dhe një tokë publike të mbuluar nga balta.
Në këtë histori si në çdo projekt tjetër të Shqipërisë së këtyre viteve shfaqet edhe Ergys Agasi, kordinatori i qeverisë në punët e pista dhe lidhjen me botën e krimit.
Sot Agasi ndodhet në paraburgim, ndërsa projekti me të cilin u lidh emri i tij ka mbetur pezull.
Për akuzat ndaj tij vendos drejtësia.
Por për projektin publik pyetjet janë legjitime dhe kërkojnë përgjigje:
Kush e dha tokën?
Me çfarë procedure?
Çfarë parash u shpenzuan?
Çfarë parashikonte kontrata?
Pse u ndërprenë punimet?
Kush mban përgjegjësi për gjendjen e sotme?
Dhe mbi të gjitha: çfarë lidhjeje konkrete kishte projekti me Manchester City-n dhe Gysin?
Ngjitur me këtë hapësirë janë godinat e reja të Kampusit të UAMD-së.
Më tej, drejt Porto Romanos, ndodhet një tjetër kapitull i debatueshëm i investimeve publike në Durrës: Eco Park vend ku u mbuluan me dhe miliona ton mbetje urbane dhe u abuzuan dhe shpërdoruan të paktën 13 milion euro, nga 19 që u kontraktuan, po në këtë vend starton edhe historia e kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe inceneratorëve, të firmosura nga Vangjush Dako të cilat tashmë janë bërë objekt hetimesh dhe procesesh gjyqësore.
Në brendësi të qytetit të vjetër ka një plagë tjetër të hapur që njihet si projekti “Marina Durrës” ku “investitori” tashmë është penduar.
Durrësi është bërë kështu skena e projekteve të mëdha të premtuara me bujë dhe të lëna pas me shumë pikëpyetje.
Në vendin ku duhej të luanin futbollistët e rinj, sot mbretërojnë bretkosat.
Dhe në vend të një akademie ndërkombëtare, qytetarëve u ka mbetur një pyetje shumë më konkrete:
Çfarë ndodhi me tokën publike, projektin dhe paratë?
Përgjigjen duhet ta japin dokumentet, kontratat dhe institucionet — jo propaganda.
Edi Rama pritet të vijë në çeljen e vitit të ri akademik në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës dhe pikërisht në kampusin e ri ngjitur me Akadmeinë e bretkocave dhe mushkonjave.
A do ta pyes njeri për Akademinë e Gysit ?!?
Mbetet për ta parë…
Durrës me 29 Shtator 2026

About Redaksia

Check Also

Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë

Nga Nikola KEDHI Shqiptarët kanë zbritur prej gati katër muajsh në shesh. Kërkojnë të jetojnë …