Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila ka publikuar edhe pamje nga ngritja e flamurit amerikan në rezidencën zyrtare të ambasadorit nga Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara.
‘Një kapitull i ri nis në Shqipëri!’, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Në deklaratë theksohet se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe aleancat amerikane forcohen kur vendet qëndrojnë së bashku, ndajnë përgjegjësitë dhe punojnë për një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt.
Mesazhi i ambasadës së SHBA
Një kapitull i ri nis në Shqipëri!
Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij.
Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona.
Gazeta RD