Bardhi: Gjykata Kushtetuese e zeqinizua! Manipuloi faktet, turp!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Bardhi e ka cilësuar vendimin si politik dhe ka akuzuar Gjykatën se ka manipuluar provat dhe rrethanat procedurale për të justifikuar vendimmarrjen.

Duke iu referuar datave të dokumenteve, Bardhi argumenton se tërheqja e firmave nga deputetët është bërë më 5 dhjetor 2025, ndërsa raporti i Komisionit të Ligjeve mban datën 9 dhjetor, çka sipas tij tregon se procesi i verifikimit dhe kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar në momentin e tërheqjes së firmave.

Reagimi i Bardhit

KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!

Jeni thjesht qesharakë!

Manipuluat provat për të justifikuar një vendimmarrje politike dhe tani vazhdoni të manipuloni edhe rrethanat e çështjes, vetëm për ta mbuluar atë që tashmë është bërë e qartë. Për turpin tuaj!

Kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025. Tërheqja e firmave, ndërkaq, është bërë më 5 dhjetor 2025, pra përpara kësaj faze.

Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende.

Prandaj, mos u përpiqni ta deformoni një fakt procedural me lojëra fjalësh, sado të thjeshta apo të komplikuara qofshin ato. Datat janë aty dhe dokumentet flasin vetë.

Ulësiu mund t’ju caktojë juve afate, por nuk mund t’u caktojë afate deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë! Deputetët njohin dhe respektojnë afatet që përcakton ligji, jo afatet që shpiken apo imponohen sipas interesit të momentit.

E njëjta gjë vlen edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ajo nuk është Gjykata e Ulësiut, por Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Momenti juridik përcaktohet nga ligji, jo nga vullneti i askujt tjetër.

Kur faktet dhe dokumentet nuk përputhen me narrativën që dëshironi të ndërtoni, nuk mund të ndryshohen faktet. Aq më pak mund të manipulohet kuptimi i tyre.

Neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve. Përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjxkate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar.

 

About Redaksia

Check Also

Kedhi: A mund të jetë partner i besueshëm i SHBA një vend që mbahet me paratë e drogës?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka ngritur shqetësimin për modelin ekonomik dhe zhvillimet demografike …