Në ditën e 123-të të protestës qytetare, protestuesit kanë përcjellë një mesazh edhe për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë.
Përmes pankartave, protestuesit kanë kërkuar që zëri i qytetarëve që protestojnë të dëgjohet edhe në Europë.
‘Shqipëria e do Europën, Ursula, lëre Europën të dëgjojë edhe Shqipërinë që proteston!’, shkruhet në njërën prej pankartave.
Protestuesit kanë zgjedhur gjithashtu të vënë në fokus 123 ditët e protestës dhe mesazhin e tyre për të vërtetën.

‘123, e vërteta s’ka nevojë për skenar’, thuhet në njërën prej pankartave.
Ndërsa në një tjetër shkruhet:
‘123, e vërteta nuk mund të redaktohet’.
Pankartat janë shfaqur gjatë protestës pranë Kryeministrisë, në një kohë kur në Tiranë ndodhet presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gazeta RD