Kush e mban akoma Ramën në pushtet?!

Nga Iva V.GRILLO

Kryeministri shqiptar Rama është pa dyshim kryeministri me rekordet më të mëdha të skandaleve në histori.

Gjithsesi, ai vazhdon të sfidojë gjithë ligjet e probabilitetit duke u munduar t’i mbushë mendjen publikut që pavarësisht se rreth 90% e bashkëpunëtorëve e vet të ngushtë e të zgjedhur “me kokrra” prej tij gjatë një dekade kanë probleme me drejtësinë, ky vetë vazhdon të jetë i vetmi “qelibar”…

E pamundur statistikisht, e pamundur politikisht…

Edhe teoria që kreu i një qeverie super të korruptuar nuk bie nga pushteti sepse përballë ka një opozitë problematike, nuk qëndron…sepse pavarësisht sa problematike apo e dobët mund të jetë një opozitë, kjo nuk përjashton faktin që një funksionar i rrethuar nga skandale pa fund të hetohet apo ndiqet penalisht nga “drejtësia e pavarur” e mbikqyrur nga ndërkombëtarët…apo jo?!

Dhe këtu vijmë pikërisht tek “nyja” e cila mund të na japë përgjigjen në të logjikshme se kush e mban akoma Ramën në pushtet.

Me të drejtë dikush mund të thotë që kryeministri që ka kapur gjithë shtetin, e ka dhe drejtësinë nën hyqmin/regjinë e tij ndaj nuk kemi si presim që ai deri diku të hetojë veten.

Kjo qëndron, por ama këtu ka një “klauzolë”: “drejtësia e re” ështē ngritur nën financimin, këshillimin dhe ndikimin e një “parie” ndërkombëtare, pavarësisht rrahjes së gjoksit që bën Rama lidhur me këtë çështje.

Ndaj ndikimi i partnerëve ndërkombëtarë tek institucionet e drejtësisë së re është i pamohueshëm. Takimet, rrahjet e shpatullave të SPAK-ut, medaljet, etj flasin qartë për këtë ndikim…

Fakti që kryeministri më i korruptuar në histori livadhis akoma i lirë, duke pritur e përcjellë ndërkombëtarë të cilëve nuk u nxihet akoma faqja tek ekspozohen në krah të kreut të një narko-shteti, do të thotë se janë pikërisht ata që po sillen si kali në lëmë duke hezituar përsa i përket sinjaleve që i japin “pjellës” së tyre, “drejtësisë së re” lidhur me daljen para drejtësisë së kryeministrit Rama.

Se përse ndodh kjo, koha do t’a tregojë, por ajo që lexohet mes rreshtash është e vërteta e dhimbshme se Rama nuk ka qënë kurrë përfaqësues i interesave të shqiptarëve… madje as i vullnetit të atyre që votojnë për të.

Fakti që ai qëndron akoma në pushtet në mënyrë të paspjegueshme nga faktorë lokalë (skandale të njëpasnjëshme, protesta masive, etj, etj) tregon se ai është mëkëmbës/agjent/përfaqësues i grupeve/lobinjgjeve të superstrukturave të mëdha ekonomike e politike të cilat në injorim total të realitetit të bredshëm mizerabël, po e mbajnë akoma me thonj në pushtet…

Dhe do të vazhdojnë t’a mbajnë për sa kohë interesat e superstrukturave ekonomike e politike ndërkombëtare që janë dhe sponsorat e kësaj krijese butaforike, do të prevalojnë mbi interesat e sigurisë të vendeve anëtare të BE-së dhe më gjerë…

Vetëm kur vendet anëtare të BE-së dhe shërbimet e tyre të sigurisë t’i thonë “Stop” sponsorave të këtij matrapazi për shkak të sigurisë së tyre, atëherë do të lëvizë edhe drejtësia rakitike shqiptare.

Ndērsa përsa i përket revoltës qytetare, në qoftë se nuk bëhet bashkimi i të gjithëve në një front të përbashkët kundër fatkeqësisë kombëtare që e ka emrin Rama, rezultati i pashmangshëm do të jetë: një energji popullore e shkuar dëm… e ironizuar në shqip e anglisht nga një kryeministër antikombëtar që tashmë duhet të ishte para drejtësisë.

Mund të jetë një imazh i pica dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Europa duhet t’i jepte sanksione Edi Ramës, politikanët në BE të dështuar!

Analisti Fatos Lubonja ishte sot i ftuar në “Minuta e Parë” ku komentoi vizitën e …