Partia Demokratike kërkon ndërprerjen e diskutimeve në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale dhe pritjen e përgjigjeve nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.
Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kërkoi që diskutimi të mos vijojë me procesin e votimit, pasi sipas tij projekti i opozitës është dërguar për konsultim te njësitë vendore.
Kërkesa e parë. Ndërpritet kjo mbledhje dhe presim qëndrimin në lidhje me propozimin tjetër, nismën tjetër legjislative. Nuk po vjen prapa ka ardhur në të njëjtën kohë. Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.
Opozita kërkon gjithashtu që përfaqësuesit e të gjitha bashkive që shkrihen të ishin në komision për të thënë fjalën e tyre ndërsa akuzoi maxhorancën për mashtrim.
“Këtu ju duhet të kishit ftuar të gjithë përfaqësuesit e të gjitha bashkive që shkrihen. Gjatë konsultimit ata kanë marrë vendime kundër propozimit. Nëse zoti Mazniku ka marrë përsipër flamurin të vrasë ato bashki, duhet të jenë ata që do të vriten. Do të vriten me votën e këtij komisioni e seancës plenare, por gishtin e lëviz zoti Mazniku me të gjithë deputetët e tjerë që bëjnë propozim për llogari të Edi Ramës.
Ndërprit procesin thirr kryetarët e bashkive të vijnë këtu. Ke njerëz përjashta që protestojnë.
Nëse ju mendoni se rritet volume i konsultimi duke marrë vendime positive nga bashki që nuk i preket fija e flokut dhe këta na qenkan dakord që të shkrihen 15 bashkitë e tjera kjo është turp.
Ndaloni këtu. Të vijë opinioni i bashkive për pr/ligjin që kanë propozuar 20 deputetë të opozitës. Të vijë opinioni i Kongresit të Autoriteteve vendore për të dy nismat dhe të vijnë këtu ata që në momentin kur ju të shtypni butonin më datë 8, dëmin afatgjatë që do i bëni 15 bashkive dhe ato që i mohoni atyre që ne propozojmë është dëm që që nuk rekuperohet”, tha Bylykbashi.
Gazeta RD