Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit! U ndala te dënimet e ish-krerëve të UÇK

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ka folur për angazhimin e tij gjatë qëndrimit në Strasburg dhe pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Berisha tha se në fokus të ndërhyrjeve të tij ishin denoncimi i asaj që ai e cilëson “narkoshtet” në Shqipëri, si dhe çështje që lidhen me zhvillimet në rajon.

Berisha: Kjo ishte një javë në të cilën unë kam qenë kryesisht jashtë vendit, në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.

Qëndrimin në këtë asamble unë e përdora për të paraqitur realitetin shqiptar dhe mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë kudo që janë, për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe rajonit në këtë asamble.

Përqendrimi im kryesor ishte denoncimi i narkoshtetit të Edi Ramës dhe superskandaleve të tij të pafundme.

Denoncimi i nderimeve ushtarake që iu bënë në funeral Ratko Mlladiç nga padroni i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, në një dhunim flagrant të 8300 djemve dhe burrave të pafajshëm që u ekzekutuan në Srebrenicë nga ky kasap i Bosnjes.

Në tërësi këto ishin çështjet.

Natyrisht u ndala edhe tek dënimet e ish-udhëheqjes së UÇK në Hagë, ku shpreha kërkesën time për një shqyrtim më transparent në apel të dosjeve të tyre dhe pa dyshim tek asimetria e plotë e kësaj gjykate në ndëshkimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në Kosovë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ekziston një vjedhje ministrash ku të mos jetë Edi Rama aksioneri kryesor

Eda Grimci: Doktor, kur dyshimet për korrupsion prekin kaq shumë ministra dhe shtrihen nga AKSH-i …