Thirrje qytetarëve/ Të enjten protestë kombëtare para Parlamentit

Opozita ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare më 8 tetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbështetur thirrjen për protestë dhe u ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në tubimin e 8 tetorit.

Thirrja për protestë u bë nga përfaqësues të opozitës, në kuadër të kundërshtimit të reformës administrativo-territoriale që pritet të diskutohet në Kuvend.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar një mobilizim në rang kombëtar.

Protesta pritet të zhvillohet në kohën kur Kuvendi do të diskutojë ndryshimet e propozuara në ndarjen administrativo-territoriale të vendit.

About Krye Redaktor

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …