Paralajmërimi i protestuesve/ “Të hënën dy protesta, rrethim i Parlamentit”

Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për tubimet e paralajmëruara për të hënën, 5 tetor, duke deklaruar se studentët do të rikthehen në protestë.

Aliaj u bëri thirrje të rinjve që, sipas tij, t’i prijë lëvizjes kundër qeverisë. Ai foli gjithashtu për protestat e paralajmëruara nga përfaqësues të bashkive të vogla, lidhur me propozimin për ndryshime në organizimin territorial të vendit.

Sipas tij, një protestë do të zhvillohet para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar në orën 15:00 pranë Parlamentit. Aliaj bëri thirrje për pjesëmarrje dhe deklaroi se protestuesit synojnë të rrethojnë Parlamentin.

“Në BE nuk mund të shkojmë me Edi Ramën, sepse Edi Rama nuk është lider demokratik. Është autokratik dhe, nën qeverisjen e tij, krimi dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq në çdo institucion. Nesër, 5 tetor, studentët do të rikthehen. Njësoj si në qershor, nesër dhe çdo ditë fjalën e kanë studentët që t’i prijë kësaj proteste, t’i prijnë këtij revolucioni që t’i japin fund regjimit të Ramës”, tha Aliaj.

Ai iu referua gjithashtu protestës së paralajmëruar nga bashkitë e vogla, të cilat kundërshtojnë propozimin e qeverisë për ndryshimet në organizimin territorial.

“Nesër bashkitë e vogla që pritet të shkrihen sipas propozimit të qeverisë kanë njoftuar protestë para Kryesisë së Kuvendit. Krahas kësaj proteste, kemi edhe protestë në orën 15:00 te Parlamenti. Edhe nesër ta rrethojmë Parlamentin dhe t’i tregojmë qeverisë së korruptuar se nuk na përfaqëson”, deklaroi aktivisti.

About Krye Redaktor

Check Also

Trafiku i Armëve/ Kush është Aleks Marku që BKH i sekuestroi telefonin bashkë me Yeffet

Aleks Marku, ish-drejtues juridik dhe i prokurimeve në Portin e Durrësit mbulonte vjedhjet kalimi drogës …