Berisha: E enjtja është dita e shqiptarëve! Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit, drogës dhe mafies!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvend se, e enjtja është dita e shqiptarëve! Ai tha se do të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit, drogës dhe mafies.

Berisha: Ndaj dhe, hipokrizia se sot po diskutojmë për hallet e qytetarëve, më rikujton atë novelën e Çehovit.

Dy gjahtarë e vranë në pyll rojën, se po gjuanin shpezw. Shkuan e futën duart në xhepa, i gjetën një cironkë. Lëri, tha, se nuk dua t’i hamë se jemi në kreshmë. Kreshmë, apo kishin hall se e vranë? Kishin hallin e kreshmës pra, ai. Pra, edhe ju jeni katandisur.

Këtu bëj një pyetje. Shkoni pak dhe pyesni njerëzit tuaj. A ndihen të turpëruar? Se nuk janë bashkëautorë me ju në vjedhje. Shkoni pyesni pak zgjedhësit tuaj. Ata u marrin me vezë, se s’duan t’jua shohin surratin. Kudo që shkoni nëpër rrugë, qytetarët vërsulen kundra jush.

I meritoni të gjitha! E enjtja është dita e qytetarëve! E enjtja është dita e shqiptarëve! Është dita e të rinjve! Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, kudo që janë e kudo që s’janë, të mblidhen të enjten tek ky parlament, për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij institucioni bastion të krimit, të drogës dhe mafies shqiptare. Të padrinos dhe mafies shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Këto vite vendi pati një opozitë nga më të fortat, por koha na thërret sot të ripërtërijmë Shqipërinë

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu drejtua demokratëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës në ‘Foltoren …