Berisha: Të enjten në ora 10:00 të gjithë në protestë kombëtare pa simbole para parlamentit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës ë tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar ftoi shqiptarët të enjten në ora 10:00 të gjithë në protestë kombëtare pa simbole para parlamentit!

Berisha tha se, kjo është protestë rinore qytetare për një kauzë jashtëzakonisht të madhe.

Berisha: Unë i përshëndes përzemërsisht studentët e qytetit të Durrësit, që sot i dhanë atë përgjigje të merituar Padrinos. Ishte shembull qëndrimi i tyre.

Uroj dhe shpresoj që mbarë studentët dhe rinia shqiptare të dalë në ballë të kësaj përpjekje.

Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të Edi Ramës.

Ndaj dhe ditën e enjte, protestë kombëtare qytetare.

Demokrate e demokratë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria do jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj. Jemi protestë rinore qytetare për një kauzë jashtëzakonisht të madhe.

Protestohet kundër reformës territoriale, me të cilën Padrinoja kërkon me një të rëndë të lapsit, duke shkelmuar interesat e dhjetëra mijëra qytetarëve të shuajë edhe 15 bashki të tjera.

Demokrate e demokratë, kudo që ndodheni, ajo është dita e qytetarëve, prandaj të ndodheni para parlamentit në ora 10.

U ftoj të vini tek të njohurit tuaj në Tiranë një ditë para në traditën më të mirë të protestave të fuqishme.

Ftoj bizneset e Tiranës të mbështesin këtë protestë me të gjitha mundësitë e tyre.

Është një protestë për çdo shqiptar, është një protestë për Shqipërinë.

Nuk është një protestë për këtë apo atë parti.

Ndaj dhe zonja e zotërinj deputetë, këto pak ditë që na ndajnë, takimet tuaja me elektoratin janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për pjesëmarrjen masive maksimale në këtë protestë kundër Padrinos dhe regjimit të narkoshtetit të tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: E enjtja është dita e shqiptarëve! Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit, drogës dhe mafies!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvend se, e enjtja është dita e shqiptarëve! Ai …