Dëgjoni këshillat bashkiakë! Të bashkohemi me qytetarët e bashkive që shkrihen!

Nga Ylli ASLLANI

Kjo që po ndodh para dyerve të Kuvendit nuk është vetëm protesta e 15 bashkive…

Ka disa muaj që qytetarët e 15 bashkive që rrezikojnë të shkrihen po ngrihen në revolta për të mbrojtur bashkinë e tyre, institucionet e tyre të shërbimit dhe të drejtën për të pasur qeverisjen pranë vendit ku jetojnë.

Tashmë është e kuptueshme se shkrirja e 15 bashkive nuk është thjesht një ndryshim administrativ në hartën e Shqipërisë.

Ajo krijon një dëm strukturor në organizimin territorial të shtetit, sepse heq nga piramida territoriale 15 njësi që sot përfaqësojnë komunitete, territore, administrata, shërbime dhe lidhje të drejtpërdrejta me qytetarët.

Kur hiqen 15 prej tyre, nuk ndryshon vetëm numri; ndryshon vetë struktura, ekuilibri dhe raporti i shtetit me territorin dhe qytetarët.

Mendoj se kjo nuk është vetëm beteja e tyre.

Mbi 225 mijë banorë preken drejtpërdrejt. Por dëmi strukturor prek të gjithë organizimin territorial të Shqipërisë.

Pa përmendur gjithë dëmet, shpopullimi i frikshëm është efekti më me pasoja për aedhmërinë e kombit…

Sepse bashkitë nuk janë pika të shkëputura në hartë. Ato janë pjesë përbërëse të të njëjtit organizëm territorial, sikurse organet në trupin e njeriut…

Në vorbullën e skandaleve të këtij vendi shkrirja e bashkive është shumë e rëndë, pasi strukturat territoriale janë të pakthyeshme!

Prandaj, shqetësimi i 15 bashkive duhet të dëgjohet nga të gjithë të djathtë e të majtë.

Sepse vërtetë sot janë 15 bashki. Por ajo që vihet në diskutim është e gjithë struktura territoriale e Shqipërisë.

Të bashkohesh me qytetarët e tyre sot në këtë hall, nuk do të thotë të mbrosh vetëm bashkitë e tyre.

Do të thotë të mbrosh parimin kushtetues që çdo komunitet ka të drejtë të dëgjohet, çdo territor ka rëndësi dhe çdo qytetar ka të drejtë ta ketë bashkinë sa më pranë.

 

About Redaksia

Check Also

Kulla te Parku Rinia, nismëtarët i drejtohen KQZ: Jo gradaçelë për xhepin e Ramës, për Tiranën vendosin qytetarët!

Një komitet nismëtar ka depozituar ditën e sotme në KQZ kërkesën për zhvillimin e një …