Piktori, me budallenjtë dhe hajdutët e vet, nuk e ndërtoi, por e rrënoi Shqipërinë

Nga Kim MEHMETI

Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që kanë kaluar nëpër shtratin e kompozitorit të njohur, i cili mbase i ka bindur se fama e tyre varet nga ajo se sa herë ‘ndreqen’ e ‘prishën’ dhe sa e njohin mjeshtërinë e hapjes dhe mbajtjes së këmbëve lart.

Mbrojtësit e këtyre viktimave – viktima të cilat mbase shumë herë janë përshëndetur me bashkëshorten e kompozitorit duke u përqafuar e puthur me të – sa nuk na thonë se gratë që kanë kaluar nëpër shtratin e këtij ‘barkëderri’ janë morali dhe fytyra e gruas së sotme shqiptare dhe se vajzave që rrisim duhet t’u themi se nuk është e pamoralshme të bësh edhe më perversen, edhe atë që nuk i ka hije një njeriu, nëse për këtë nuk marrin vesh të tjerët!?

Ndërkohë, askush nga këta që i mbrojnë viktimat e kompozitorit as që e çelin gojën për ta kritikuar krevatin më pervers: atë të narkoshtetit, ku Piktori ia ka ‘ngritur këmbët’ Shqipërisë dhe atë e dhunon dhe e ‘prish’ para syve tanë.

Askush nuk thotë gjë as për kërkesën më të re të Piktorit se ai tani ka nevojë për një ‘krevat’ më të vogël – atë të ‘Shtetit Bektashi’ – me ndihmën e të cilit më në fund do e çmontojë dhe do e heqë nga përdorimi këtë të madhin, i cili edhe ashtu më është bërë i papërdorshëm.

Ku ta dish, mbase elitat e Shqipërisë e kanë kuptuar se kurrë nuk ka ndodhur që budallenjtë dhe hajdutët të ndërtojnë shtet.

Andaj edhe nuk i brengos premtimi i Piktorit dhe i „Babait“ të shqiptarëve bektashinj, se do ta ndërtojnë shtetin e ngjizur në ëndrrat e shkatërrimtarëve të Shqipërisë.

Por ata harrojnë se hajdutët dhe budallenjtë nuk mund të forcojnë e të ndërtojnë shtet, por mund ta rrënojnë atë, siç janë duke e rrënuar Shqipërinë.

Andaj edhe mund të ndodhë që një Shqipëri, të cilën mezi e ngritën në këmbë shumë atdhetarë e patriotë shqiptarë, ta rrënojnë hajdutët dhe budallenjtë e Piktorit, me ndihmën e një ‘Babai’, i cili, siç duket, bën gjumë në shtratin bektashian, por sheh ëndrra cioniste.

About Redaksia

Check Also

Mësuesja nga Fushë-Arrëzi në protestë: Nuk na pyetën, pse nuk dëgjohet zëri i banorëve?

Një mësuese nga Fushë-Arrëzi ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar para Kryesisë së Kuvendit …