Asllani: Protesta e Bashkive para Kuvendit është një këmbanë alarmi për të gjithë popullin!

Nga Ylli ASLLANI

Mos i lëshoni territoret tuaja!
Territori u përket njerëzve që jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë jetën aty.
Këshillat bashkiakë të 15 bashkive e kanë thënë qartë:
JO bashkimit të imponuar nga qeveria!
Vullneti i qytetarëve dhe i përfaqësuesve të tyre vendorë nuk mund të anashkalohet.
Kjo nuk është vetëm protesta e 15 bashkive.
Është një thirrje për të gjithë shqiptarët që besojnë te Kushtetuta, te demokracia vendore dhe te Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore.
Sot preket një bashki.
Nesër mund të jetë territori dhe komuniteti juaj.
Mos lejoni që vendimet për komunitetet tuaja të merren pa ju dhe kundër vullnetit tuaj!
Territoret nuk janë pronë e qeverive. Janë shtëpia e qytetarëve!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe monument

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama ka dy rrugë, si Çaushesku ose si padroni në Beograd! Tani i iku koha atij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, …